Nje ekip shkencetaresh eshte takuar ne Washington ne konferencen e organizuar nga revista National Geographic, per te biseduar per mundesine e klonimit te 24 specieve te zhdukura te kafsheve. Dinozauret nuk jane opsion, pasi ADN-ja e tyre eshte thjesht shume e vjeter.
Ne liste jane gjetur zogu dodo, papagalli nga Karolina dhe quagga, lloji i zebres, i cili dikur ka jetuar ne Afriken Jugore. Shkencetaret kafshet i kane perzgjedhur ne baze te nje vargu te kritereve, kane biseduar edhe per etiken e kthimit te tyre ne jete.
Kriteret themelore kane qene qe keto lloje te jene te deshirueshme dhe se kane pasur funksion te rendesishem ekologjik. Po ashtu, ndikim ka pasur edhe ana praktike, respektivisht qasja ne mostrat kualitative te ADN-se ose qelizat bakteriale.
Ceshtje e rendesishme ka qene edhe ajo se sa keto lloje do te mund te pershtaten ne boten e sotme dhe cilat ishin arsyet e zhdukjes se tyre, raporton Koha Ditore.
Ne edicionin e marsit te National Geographic eshte shpjeguar i tere procesi i kthimit te llojeve te zhdukura, nga marrja e mostrave te vjetra te ADN-se e deri tek gjetja e nenes se pershtatshme “surrogate”. Para 10vitesh, ekipi i shkencetareve francez dhe spanjoll ka arritur te klonoje dhine e eger te zhdukur, por ka jetuar vetem 10 minuta, shkruan Washington Post.
Kthimi i specieve te zhdukura ka inicuar shume ceshtje etike dhe logjike, nga ajo se si do te gjejne shkencetaret ADN te shfrytezueshme, e deri tek ajo nese nuk do te duhej te behej fare kjo gje.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.