Nje hap perpara kunder varesise ndaj kokaines. Hulumtuesit e Universitetit Katolik te Zemres se Shenjte-Poliklinike ne Rome dhe koleget e Universitetit te Studimeve te Vareses, kane zbuluar ne cfare menyre kjo droge shkakton demtim ne tru.
Po ashtu kane evidentuar mundesine per te parandaluar mosfunksionimet neurale dhe sjelljet e shkaktuara nga perdorimi i kokaines. Testi, i kryer tek minjte ne laboratore, eshte kordinuar nga profesor Marcello D’Ascenzo dhe nga profesori Claudio Grassi i Institutit te Fiziologjise Njerezore ne Universitetin Katolik te Romes.
Kerkimi, financuar nga Instituti Italian i Teknologjise, eshte publikuar ne revisten Brain. Ekspertet zbuluan se ne bazen e demtimit te trurit te shkaktuar nga kokaina eshte nje alternim sinapsesh, pikat e komunikimit te neuroneve.
Ky alternim shkaktohet nga renia e perqendrimit te nje molekule te vogel, D-serine, thelbesore per te siguruar nje komunikim te sakte mes neuroneve ne nivelin e sinapseve.
“Nese duhen hetime te metejshme, rezultatet e ketij studimi mund te perfaqesojne nje pikenisje drejt perdorimit te mundshem te ilacit me D-serine per trajtimin e varesise nga kokaina”,- shpjeguan autoret e kerkimit.
“Kemi treguar se perdorimi kronik i kokaines shkakton, ne kafshet e eksperimentuara, nje renie te perqendrimit te D-serine ne berthamen accumbens, nje berthame celebrale qe perfshihet nga fenomene varesie nga substanca stimulante”,- shpjegon profesot D’Ascenzo.
“Ky deficit molekular – shpjegon fiziologu i Katolikes – percakton, ne kete zone celebrale, nje reduktim te aftesive te neuroneve per te modifikuar efikasitetin e transmetimit sinaptik (plastike sinaptike) qe eshte baza e ndryshimit te sjelljeve te shkaktuara nga kokaina”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto