Celularet jane objektet me te piset qe zoterojme sepse i mbajme ngado, qe nga tualeti deri tek stacionet, i vendosim kudo, edhe ne vende te piseta (pastaj ne fytyre).
Por shpesh here nuk e veme re, keshtu qe nje grup studentesh te universitetit Surrey ne Angli ka marre per prove disa smartphone dhe celulare.
Ata me pas e transformuan celularin ne nje zone prove, i vendosen ushqyes per mikroorganizmat dhe lane qe cdo gje te kryhej vete per tre dite.
Rezultati eshte i frikshem duke pare qe keto baktere kishin formuar nje bioart duke u rritur ne menyre te konsiderueshme ne te gjithe pajisjen.
Keshtu u zbulua qe shumica ishin baktere te pademshme si Micrococcus, por kishte dhe te tjere te rrezikshem si Staphylococcus aureus.
Dr.Simon Park, qe ndoqi eksperimentin bashke me studentet komentoi se :”Nga keto rezultate duket se celulari jo vetem ruan numrat e telefonit ne rubrike, por mund te strehoje dhe te gjitha historite personale te te gjitha takimeve dhe kontakteve fizike me persona dhe siperfaqe te tjera”.
Por jo gjithmone bakteret duhet te lidhen me dicka negative. Madje nje dizajnere angleze, Suzanne Lee ka realizuar edhe fustane 100% ekologjike me ndihmen e baktereve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.