A jane valle asteroidet nje menyre per te luftuar ngrohjen? - Business Magazine Albania

A jane valle asteroidet nje menyre per te luftuar ngrohjen?


Shkencetaret skoceze menduan nje menyre radikale per te luftuar ngrohjen globale. Ata sugjerojne te mbulohet nje pjese e drites se diellit qe bie ne toke me nje re gjigande pluhuri. Pluhuri mund te perftohet nga nje asteroid, duke instaluar ne te nje top elektromagnetik.
 
Ai do te therrmoje substancen perberese te tij, do te hedhe fashen e pluhurit dhe njekohesisht do ta detyroje asteroidin te levize ne piken e nevojshme.
Reja e pluhurit duhet te vendoset ne te ashtuquajturen pike e Lagranzhit – ne vijen midis Diellit dhe Tokes, ku forca e gravitetit te tyre kompesohet ne menyre reciproke. Atje gjithashtu duhet te vendosen nje ose me shume asteroide. Krijimi i rese se pluhurit do te kerkoje perpjekje dhe te ardhura gjigande, por problemi nuk qendron vetem te kostoja e projektit, shprehet astrofizikani i Institutit te Astronomise me emrin e Sternberg Vladimir Surdin:
 
– Do te nevojitet gjate gjithe kohes furnizimi i pluhurit te ri, perdorimi per kete qellim i asteroideve te rinj. Ndersa ai pluhur qe do te largohet nga pika e Lagranzhit gradualisht do te mbeshtjelle rreth e perqark Token dhe ne do te ndotim shume hapesiren rreth tokesore, ku funksionojne mjaft satelite dhe aparate kozmike, te cilat mund te pushojne se punuari.
 
Pervec kesaj, shkencetaret druhen se reja e pluhurit kozmik mund te coje ne pasoja nga me te papriturat ne Toke. Mendimi i astrofizikanit te Institutit te Astronomise te Akademise se Shkencave te Rusise Dimitri Vibe:
 
– Do te ishte akoma dhe me mire sikur kesaj ideje t’i hidhnin nje veshtrim klimatologet. Reja e pluhurit do te reduktoje nivelin e rrezatimit diellor, temperatura ne Toke do te bjere, ashtu sikurse ne enderrojme. Ne do te jemi shume te lumtur nese kjo ndodh, nderkohe qe ajo do te vazhdoje te bjere me tej. Por sa mire do te jete nderkaq te kesh nje re pluhuri te pakontrolluar eshte dicka krejtesisht e paqarte. Ajo mund te dale shume here me e rrezikshme se nje asteroid i pakontrolluar.
 
Keshtu qe do te jete me mire sikur te mos therrmohen asteroidet, por te kontrollohet klima me metoda tokesore. Ne vecanti, duke refuzuar perdorimin e lendeve djegese me karbon (koks), thote astrofizikani Vladimir Surdin. Njerezimi tani po kalon gradualisht tek burimet e energjise ekologjikisht te pastra te tilla si era, valet (baticat e zbaticat), drita diellore. Ato jane mese te mjaftueshme per qyteterimin tone. Duhet thjesht te mesohet te perdoren ato ne menyre efektive. Ideja e skocezeve eshte e bukur, por e parealizueshme, konkludojne shkencetaret.(Zeri i Rusise)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0