Superkometa Ison do te sjelle fundin e botes ne 2013-en? - Business Magazine Albania

Superkometa Ison do te sjelle fundin e botes ne 2013-en?


Nese njerezia do te arrije te mbijetoje ne fund te 2012-es, duke pergenjeshtruar keshtu profecine e Mayave, perseri nuk do te jete e qete ne fillim te vitit tjeter. Ne 2013-en eshte parashikuar ardhja e Tokes Ison, nje superkomete e re qe premton te ndrise qiellin tone me shume se hena apo Venusi.

Nje spektakel astronomik unik, qe i jep vend teorive te katastrofisteve per mundesine e fundit te botes. Kometa Ison eshte identifikuar per here te pare ne 24 shtator nga astronomet ruse Vitali Nevski dhe Artyom Novichonok, qe e kane quajtur S1C/2012, ne nje imazh te kapur afer Kislovodsk nga nje teleskop me diameter 40 cm te rrjetit Ison.Aktualisht kometa ndodhet mes orbitave te Jupiterit dhe Saturnit dhe sic shpjegon astrofizikani Gianluca Masi :”eshte e dukshme nga teleskopet ne agim, ne mesin e yjeve te Akrepit”.

Pritjet jane te larta, sepse nese ajo nuk do te shperbehet gjate fluturimit ne trajektoren e saj drejt diellit, do te behet me te drejte nje nga kometat me te ndritshme te viteve te fundit, madje me shume se hena dhe Venusi.

Megjithate ka dhe shume te tjera te panjohura, sepse nga tani ne 28 nentor te 2013-es, dates se mundshme te spektaklit te dukshem nga toka, kometa mund te ndryshoje orbiten e terheqjes nga planeti i Marsit apo te shperbehet per afrimin me diellin.

Nese do te rezistoje do te garantoje nje vizion unik menjehere pas perendimit te diellit ne daten finale dhe deri ne janar te 2014-es. Per me teper, nese struktura Ison eshte mjaftueshem rezistente dhe e qendrueshme, sasia e materialit qe mund te leshohet per tu afruar me diellin mund te shkaktoje nje madhesi drite unike, madje me shume se kometa C/2006 P1 McNaught, qe disa vjet me pare tregoi bishtin e saj te bukur ne hemisferen jugore. Kalimi i nje komete, sic e dime te gjithe, ne traditen popullore tregon ardhjen e fatkeqesive, arsye pse zbulimi i Ison ka efektin per nxitjen e teorive te fundit te botes.

Sipas katastrofisteve Mayat kane gabuar ne llogarite e tyre nje vit dhe nese kometa do te kaloje vertete, atehere do te thote fund i sigurte per njerezine, edhe sepse mesa duket Nostradamus e kishte parashikuar te gjithe kete ne nje prej kripteve te fshehte te shekullit te VI-te. Apokalipsi do te jete caktuar ne 21 dhjetor te 2012-es, shenojeni ne axhenden tuaj kete.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0