Dark Energy Camera, nje kamere per lenden e erret - Business Magazine Albania

Dark Energy Camera, nje kamere per lenden e erret


Quhet Dark Energy Camera dhe sic kuptohet nga emri, ka nje qellim te percaktuar mire : te kerkoje materialin e erret, te shohe energjine ne erresire. Per cfare behet fjale?

Per nje fotokamere me permasa te pazakonshme, frut i tete viteve pune te lodhshme te shkencetareve nga Fermi National Accelerator Laboratory ne Batavia, Illinois. Nje fotokamere me 570 megapixel qe do te heshe veshtrime te reja dhe do te depertoje ne misteret e universit.

Dark Energy Camera eshte montuar ne teleskopin Victor M.Blanco te Cerro Tololo Inter-American Observatory (CTIO) ne Kili, nje nga vendet e preferuar te shkencetareve per vezhgimin e hapesires se thelle. Fotografite e para te proves, te shkrepura javes qe kaloi, jane leshuar keto dite nga Dark Energy Survey Collaboration,projekti qe lindi per studimin e energjise se erret.

Fotografi te mrekullueshme, emocionuese, qe flasin per bote te largeta, si galaksia spirale NGC 1365, qe eshte larg nesh 60 milion vite larg.
Qellimi i kerkimit eshte shume i thjeshte dhe eshte shpjeguar nga Josh Frieman, drejtor i Dark Energy Survey :

” Zgjerimi i universit ka nje pershpejtim dhe kjo per shkencen eshte nje mister i vertete, sepse graviteti duhet te kete vendin e sakte, pra ta ngadalesoje kete fenomen. Prandaj mendojme se mund te jete dicka tjeter qe e shtyn ne drejtim te kundert. Lenda e erret eshte emri qe i kemi vene nje fenomeni qe nuk dime ta shpjegojme”.

Per kete qellim eshte pergatitur kamera me e fuqishme, e madhe sa nje kabine telefonike dhe me rezolucion 570 megapixel, e afte per te zbuluar edhe rrezatimin e emetuar ne nje distance prej 8 milion vitesh drite. Ne 5 vitet e ardhshme do te studiohen me shume se 300 galaksi per misteret e lendes se erret.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0