Te shohesh pertej murit nuk eshte me vetem fantashkence. Ose pothuajse. Duke perfituar nga sinjali Wi-Fi, dy hulumtues nga Universiteti College London kane treguar sesi eshte e mundur te shohesh pertej mureve levizjen e objekteve.
Ose me sakte te personave. Si ne rastin e radareve ne aeroporte, qe zbulojne ndryshimin e frekuences ne valet e radios kur sulmohen ose goditen nga objekte te tjera ose aeroplane, edhe valet Wi-Fi qe sot jane prezente kudo modifikohen kur hyne ne kontakt me nje pengese.
Duke regjistruar keto ndryshime, Karl Woodbridge dhe Kevin Chetty kane zhvilluar nje metode per te pare se cfare ndodh pas dyerve te mbyllura. Me kusht qe brenda te kete router te ndezur te Wi-Fi. Te gjithe router ne fakt leshojne vale radiosh nga 2,4 ne 5 Ghz.
Dy shkencetaret kane ideuar keshtu nje marres, te madh sa nje cante, te pajisur me dy antena qe mund te zbulojne ndryshimet e frekuences se valeve dhe nje kompjuter per te perpunuar te dhenat.
Antena e pare kap sinjalin baze te router dhe e dyta regjistron reflekset e valeve. Keto te dhena dergohen ne kompjuter qe arrin te jape informacione te sakte mbi vendodhjen, levizjen e personave nga ana tjeter e murit.
Frekuenca rritet kur personi afrohet me router dhe zvogelohet kur largohet. Perdorimet e ketij zbulimi jane te panumerta. Perdorimi i saj eshte ideal per spiunazhe dhe strategjite ushtarake, ose pershembull rrembyesit. Por mund te jete nje metode e sakte per te kontrolluar femijet dhe pleqte ne dhomat e shtepise, per te evituar keshtu incidentet e pakendshme.
Modifikimet e metejshme ne fakt, si algoritmet qe reduktojne interferencat, mund ta beje akoma me te ndjeshme duke zbuluar levizjen e kraharorit kur personi merr fryme, ne menyre per te zbuluar edhe personat qe nuk levizin, te shtrire ose qe rrine ulur.
Nuk eshte hera e pare qe studiues kerkojne te shfrytezojne valet e radios per te depertuar murin. Ne vitin 2011, studiues ne institutin e teknologjise te Lincoln Laboratory ne Massachusetts kishin ideuar nje sistem bazuar ne analizat e valeve te radios klasike, te afte per te siguruar ne kohe reale nje fluks videosh nga ajo qe vjen pas nje muri me trashesi 20 cm. Por kjo pajisje eshte me e rende, perbehet nga 15 antena dhe amplifikatore sinjalesh, sepse vetem 1% e valeve reflektohet.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.