Konkursi per Ishullin e Osumit, Rama: Sjell te ardhura financiare - Business Magazine Albania

Konkursi per Ishullin e Osumit, Rama: Sjell te ardhura financiare


Kryeministri Edi Rama çeli sot ne Berat konkursin per projektimin e Ishullit te Osumit. Sipas shefit te qeverise investimi ne kete zones eshte nje potencial i jashtezakonshem turistik. Disa kompani kane prezantuar perpara Kryeministrit projektet e tyre ne lidhje me Ishullin e Osumit. Gjate fjales se tij, Rama nuk la pa permendur gjendjen ne te cilen ndodhej Berati. Ai ishte nje qyteti i izoluar per shkak te rrugeve te amortizuara. “Jemi te gjithe deshmitare te katrahures qe u jetesua ne Berat gjate 8 viteve te qeverisjes se djathte. Berati u la ne harrese totale edhe pse eshte thesar i çmuar i trashegimise kulturore te vendit tone. Qyteti i 1001 dritareve u izolua nga pjesa tjeter e vendit per shkak te rrugeve te amortizuara, çka solli dhe rritjen e varferise ne kete qytet”, nenvizoi Rama.

Ai nuk la pa permendur investimet qe ka bere qeveria ne qytetin e Beratit, kryesisht ne infrastrukturen rrugore. “Ne 18 muaj qeverisje te majte Berati ka nisur rrugetimin e saj drejt rilindjes, drejt transformimit total. Rruget lidhese te Beratit me qytetet e tjera jane thuajse te perfunduara. Qendra e Beratit eshte duke u transformuar dhe ajo qe eshte me e rendesishmja qeveria ka hedhur fonde per pikat turistike, teksa tashme çelet dhe konkursi per projektimin e ishullit te Osumit, nje burim i jashtezakonshem te ardhurash turistike”, tha ai.

Duke folur edhe per rendesine e zgjedhjeve lokale te 21 Qershorit, Rama tha se “keto zgjedhje jane nje mundesi e mire per qytetaret e Beratit per t’i dhene vazhdueshmeri projektit per transformimin e qytetit.

“Berati pas 21 Qershorit do te jete nje qytet edhe me i madh dhe me me shume zona rurale e turistike. Qeveria eshte e angazhuar ne programin e saj per transformimin e plote te ketij qyteti, duke permiresuar ne radhe te pare dhe nivelin e jeteses. Ne muajt e fundit Berati ka pesuar permiresime te medha ne infrastrukture, duke u permiresuar nga ana estetike dhe per rrjedhoje duke nxitur dhe permiresimin ekonomik. Zgjedhjet e 21 Qershorit jane nje mundesi e mire per te vijuar transformimin e qytetit te Beratit”, shtoi Rama.

Sipas tij, qeveria ne bashkine e re te Beratit do te mbeshtese edhe fermeret. “Zgjerimi administrativ i Beratit shton dhe zonat rurale brenda saj. Keni pare me syte tuaj se ne vitet e shkuara individ te ndryshem, fermere kane bashkepunuar mes tyre pa ndihmen e shtetit per te krijuar te ardhura dhe per te nxitur zhvillimin e zones se tyre”. Sot, keta fermere nuk jane me vetem, garantoi Rama, pasi shteti do t’i mbeshtese ata” , e mbylli fjalen Kryeministri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0