Ne vitin 2014 ndermarrjet e huaja qe ushtrojne aktivitet ne vendin tone u shtuan me 12,6 %. Sipas te dhenave te INSTAT 591 kompani te reja me kapital te teresisht te huaj, por edhe ne bashkepunim me bizneset vendase jane hapur vitin qe shkoi.
Shteti qe kryeson hapjen e bizneseve te reja ne vendin tone eshte Italia.
Te dhenat tregojne se, numri i kompanive italiane ne vitin 2014 u rrit me 19 per qind ne krahasim me 2013, ku rreth 364 ndermarrje italiane kane hapur aktivitetin e tyre rishtas ne vendin tone, raporton Monitor.
Ndermarrjet e huaja e te perbashketa zene rreth 4,7 % te ndermarrjeve gjithsej per vitin 2014. Pronaret apo bashkepronaret e huaj me se shumti jane italiane, me 43,2 %. Edhe gjate viteve te meparshme, pronaret dhe bashke- pronaret nga Italia kane qene mbizoterues.
Te perfshire ne nje krize te zgjatur ekonomike shume biznese italiane po e shohin Shqiperine si nje mundesi te mire per transferimin e aktiviteteve te tyre te biznesit, kryesisht per shkak te kostove te lira te punes dhe afersise gjeografike.
Siç mesohet nga te njejtat burim numri me i madh i ndermarrjeve italiane ka eshte i perqendruar ne prodhimin tekstileve dhe kepuceve. Kjo u pa edhe ne rritjen e eksportit te ketij sektori te cilat vitin qe shkoi pesuan nje rritje me mbi 25 %.
Gjithashtu shihet nje prani ne rritje e bizneseve greke, edhe pse ne vlera me modeste. Bizneset greke vijne te dytat per nga numri i kompanive ne tregun shqiptar. Gjate vitit qe shkoi prania e bizneseve greke u shtua edhe me 24 kompani te tjera.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.