I shnderruar ndoshta ne ngerçin kryesor qe po mban peng ekonomine, problemi i kredive te keqija me shume se masiv rezulton nje fenomen i perqendruar tek nje grusht biznesesh.
Nje statistike e fundit e Bankes se Shqiperise tregon qe me shume se gjysma e kredive te keqija ne shkalle vendi u perkasin vetem 35 kompanive apo grupeve tregtare.
Sipas burimeve nga Banka, me saktesisht, keto 35 kompani zene 52.16 per qind te totalit te kredive te pakthyera ne ekonomine shqiptare.
E shprehur ne vlere, kjo do te thote se se bashku, keto 35 grupe tregtare kane mbi 66 miliarde leke ose 550 milione dollare kredi te pakthyera ne sistem, duke u shnderruar ne burimin kryesor te pasigurive ne sistemin financar dhe ekonomine kombetare -raporton TCH.
Kredite e keqija konsiderohen si nje nga shkaqet kryesore qe po pengojne ekonomine te rimekembet me ritme te shpejta.
Me asistencen e Fondit Monetar Nderkombetar, qeveria shqiptare ka lajmeruar nje plan te pergjithshem per uljen e kredive te keqija, i cili perfshin nje sere institucionesh, por edhe ndryshimin e disa ligjeve apo procedurave.
Nje nder to, i kerkuar me ngulm nga FMN dhe Banka Boterore, eshte ndryshimi i ligjit te falimentit per ta bere ate me funksional.
Burime nga BSH thane per Top Channel se, trajtimi i ketyre 35 kompanive do te jete nje nga pikat kryesore te planit per zgjidhjen e kredive te pashlyera.
Por a do te jete kjo zgjidhje dergimi ne faliment apo ristrukturimi i ketyre kompanive? Burime nga Banka thone se kjo do te percaktohet me qarte kur plani te jete gati.
Nderkaq, te dy institucionet, si Ministria e Financave ashtu dhe Banka e Shqiperise, ne me shume se nje rast kane deklaruar se jane te vendosura per t’i dhene zgjidhje njehere e pergjithmone ngerçit te kredive problematike.
gazeta Dita
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto