Aksioni i qeverise per hidrokarburet, iu hiqet licensa 23 karubranteve - Business Magazine Albania

Aksioni i qeverise per hidrokarburet, iu hiqet licensa 23 karubranteve


Ministria e Energjise dhe Industrise e ka permbyllur fazen e pare te kontrolleve dhe verifikimit te subjekteve qe ushtrojne veprimtarine e tregtimit me shumice te lendeve hidrokarbureve.

Ministri Gjiknuri ka firmosur kerkesen per revokimin e licences se 23 kompanive te tregtimit me shumice, te cilat nuk kane permbushur kerkesat ligjore te kapaciteteve minimale dhe kushteve teknike.

Shkresa e Ministrit i eshte derguar Qendres Kombetare te Licencimit, Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve dhe Drejtorise se Pergjithshme te Doganave.

Ministria e Energjise do te vazhdoje kontrollet e te gjitha subjekteve qe nga prodhimi, perpunimi, transportimi dhe tregtimi i hidrokarbureve nga pikat e shumices dhe pakices.

Pemes ndryshimeve ne ligj, te kryera vitin e kaluar, eshte bere e mundur tanime nderhyrja edhe tek impiantet e perpunimit. Sipas detyrimit ligjor, sot asnje impiant nuk mund te perpunoje nafte bruto pasi kete mund ta beje vetem nje rafineri. Te gjithe impiantet duhet te plotesojne kerkesat ligjore teknike per tu licencuar per perpunimin e nenprodukteve te naftes.

Nderkaq, Ministria e Energjise dhe Industrise po harton ndryshime te reja ligjore qe synojne ashpersimin e masave ndeshkimore per rastet e abuzimeve me standardin e cilesise se lendeve hidrokarbure.

Masa e revokimit te licences se tregtimit me shumice te karburanteve jepet per shoqerite e listuara me poshte:

“Joni MD” sh.a.
“Halilaj Hollding Group” sh.a.
“Duçellari 2010” sh.a.
“Ina Petrol” sh.a.
“Al Prima” sh.a.
“Gentjan 2011” sh.a.
“Alfa Omega Enterprise” sh.a.
“New Petrol” sh.a.
“Lilo Petrol 2011Compani” sh.a.
“Dizayn Gaz” sh.a.
“Niti Petrol Company” sh.a.
“Gramozi Oil Compani” sh.a.
“Albania Oil Compani 2011” sh.a.
“Petroleum 2011- Company” sh.a.
“Lloga Oil Company” sh.a.
“Poeer Sprint Oil” sh.a.
“Sheng Oil” sh.a.
“Eurostandard Oil” sh.a.
“Evo Power” sh.a.
“Dion Petroleum” sh.a.
“Tangra Group” sh.a.
“East Mediterranean” sh.a.
“Kalaja” sh.a

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0