Jens Reinke, perfaqesuesi i FMN-se ne Tirane, thote se FMN-ja e priste qe te ardhurat te ishin me te uleta nga plani ne muajt e pare te vitit, por jo ne keto permasa.
“Performanca e te ardhurave ne buxhet ishte zhgenjyese. Ndoshta, jo e gjitha ne menyre surprize. Paraprakisht, ne ishim ne dijeni te disa faktoreve qe do te kishin efekte negative tek te ardhurat, mes tyre çmimi i ulet i naftes, i cili godet akcizen, TVSH-ne dhe renten. Gjithashtu, importi me i ulet i cigareve, por mbi te gjitha edhe inflacioni relativisht i ulet kane ndikuar ne kete rezultat. Por, thene kete, keta faktore nuk e shpjegojne te gjithe renien e te ardhurave, pasi ajo eshte me e larte se keto efekte”, tha Reinke.
Te dhenat paraprake tregojne se te ardhurat jane me mosrealizim edhe per muajin prill. FMN-ja thote se ne kete pike eshte shume e rendesishme te kuptohet me shpejtesi cilet jane shkaqet e kesaj tendence.
“eshte ende heret per te dhene konkluzione, e perseris, por ndoshta eshte me vend te kujtojme qe vitin e kaluar qeveria beri nje sere perjashtimesh nga taksat per disa sektore te ndryshem. Edhe pse ne menyre individuale, keto perjashtime duken te vogla dhe nuk kane efekt te madh ne buxhet, ato kane filluar te minojne integritetin e sistemit tatimor, ndaj ne duam te diskutojme me qeverine se si t’i trajtojme keto perjashtime taksash ne te ardhmen”, shpjegoi Reinke.
Por, a e ve kjo ecuri e te ardhurave ne rrezik buxhetin dhe cila eshte zgjidhja qe propozon FMN-ja?
Jens Reinke: Para se gjithash, mund te them qe edhe shpenzimet jane me te uleta se plani. Ndaj, ne kete drejtim nuk perballemi ende me ndonje rrezik per rritje dramatike te deficitit. Pra, targeti i deficitit mund te arrihet, edhe pse mosrealizimi i te ardhurave dhe ai i shpenzimeve nuk eshte rezultati me i mire per ta bere kete. Pertej kesaj, ne kemi pare qe Shqiperia ka nje eficence tatimore te dobet edhe nese krahasohet me vendet e rajonit. Keshtu qe, fokusi kryesor do te ishte permiresimi i mbledhjes se taksave dhe rritja e eficences.
Ne lidhje me ekonomine, Fondi vlereson se rimekembja po vazhdon edhe pse me ritme me te uleta se sa pritej ne fillim: “Ekonomia vazhdon te rimekembet. Rritja eshte pershpejtuar, por ndoshta me ngadale nga sa kemi parashikuar. Muajin tjeter ne do te kemi misionin e radhes, i cili do te beje nje rishikim te plote te kuadrit makro. Besoj se do te kete nje rishikim te lehte ne ulje per rritjen ekonomike qe ne presim per kete vit, por serish ne jemi optimiste”.
Kete te enjte, Bordi i Drejtoreve te Fondit e miratoi rishikimin periodik per marreveshjen me Shqiperine, duke levruar edhe kestin e radhes se kredise per qeverine.
/TCH
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.