—
Sot qeveria shqiptare njofton nje tjeter reforme te rendesishme, ne vijim te reformave te tjera qe i ofrojne tregut, te tjera standarde evropiane, standarde moderne, standarde te se ardhmes.
Kryeministri i vendit dhe qeveria kane shpallur aksion mbarekombetar per te vene rregull ne sasi, cilesi dhe ne pagesen e taksave ne gjithe aktoret e karburanteve.
Situata e krijuar gjate ketyre viteve tregoi se ato organe qe kane per detyre mbikeqyrjen e tregut, nuk garantuan sasine dhe cilesine per konsumatorin permes sigurise se produkteve.
Produktet e falsifikuara dhe perzierjet kane vazhduar te qarkullojne. Ne mjediset e tregtareve te karburanteve eshte folur dhe perfolur per magazina-laboratore, te cilat denatyronin produktet nepermjet perzierjes.
Kjo e vertete, edhe sikur te jete ne permasa te vogla, eshte nje tregues i qarte per dobesine e organeve shteterore ndaj “te forteve” te hidrokarbureve qe kane abuzuar!
E ne keto kushte, veshtire do te ishte te arrihej unifikimi, harmonizimi dhe vendosja e standardeve bashkekohore per garantimin e nje konkurrence te ndershme dhe per nje sherbim produktesh cilesore ne kete sektor!
Perkundrazi, thellimi i trajtimit selektiv te subjekteve, prishja e ekuilibrave ne treg ne favor te perqendrimit te tij ne pak shoqeri grosiste, çmimet dhe parametrat mjedisore reflektonin perkeqesim te situates se biznesit.
Ministria e Financave ka detyren dhe do te realizoje bashkepunimin per kontrollin e tregut.
Ne do te kontrollojme tani ne çdo hallke te ketij zinxhiri.
Strukturat e ngritura ne tregun e karburanteve kane evidentuar edhe nje kategori shoqerish, te cilat mund te kategorizohen si shites me shumice, por qe nuk importojne vete dhe keto subjekte do te kontrollohen ne çdo hallke te tyre. Nuk kemi qednruar duarlidhur gjate kesaj kohe, sepse strukturat tona jane angazhuar per te mbikeqyrur sipas ligjit sektorin e hidrokarbureve.
E kemi nisur me shoqerite nderkombetare, me ato prodhuese te hidrokarbureve, sasite e prodhimit te te cilave qeveria e kaluar i raportonte aq saç raportonin vete kompanite. Ne gjykuam se duhej me shume mbikeqyrje. Dhe vendosem instalimin e kalimatesave tek keto shoqeri.
Sot, shoqerite e hidrokarbureve dhe disa rafineri apo minirafineri qe jane fiskalizuar ose jane ne proces fiskalizimi, raportojne apo do te raportojne se shpejti sasine e prodhuar online tek administrata e tatimeve apo e doganave.
Po thellojme punen tone me shoqerite koncensionare te markimit dhe monitorimit te karburanteve, duke kontrolluar subjektet ne tregun e shitjes. Pra, per te bllokuar sasite e karburanteve te futura ne menyre te paligjshme ne treg, duke bere edhe evazion fiskal, perveç demit te njohur ne mjedis, por edhe ne mjetet motorike.
Gjate kryerjes se procesit te markimit, punonjes te Drejtorise se Pergjithshme te Doganave marrin pjese se bashku me punonjesit emarkimit dhe rezultatet e kontrolleve monitorohen on-line nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave. Per periudhen 23 qershor 2014 – 30 prill 2015, numri i njesive te kontrolluara eshte 2,438, nga ku 2,169 ose 89% kane rezultuar ne rregull dhe 269 ose 11% nuk jane gjetur ne rregull ose me shkelje. Interesant eshte edhe fakti tjeter qe nga rastet me shkelje, 194 jane konstatuar me karburante te perziera dhe 75 subjekte kane refuzuar kontrollin. Kuptohet, shifrat jane dukshem ne renie nga momenti i fillimit.
Ne nuk jemi ndaluar dhe kemi kontrollin e plote ne tregtine me pakice!
Eshte rritur edhe deklarimi i shitjeve dhe kontrolli i tyre!
Ne fushen e regjistrimit te kuponeve tatimore ne pajisjet fiskale ne tregun e shitjes me pakice te karburanteve ne vitin 2012 numri i kuponeve fiskale ishte 32,8 milione, ne 2014 numri i tyre ka arritur ne rreth 42 milione.
Jemi te vendosur te vijojme me me ngulm kete operacion. Do t’ia dalim me sukses te standardizojme tregun e hidrokarbureve, ta kthejme ne evropian si per cilesine edhe sasine e shitur, ashtu dhe per shmangien nga deformimet, si dhe shmangien nga evazioni apo mashtrimi fiskal.
Si katermujor per vitin 2015 masat shtrenguese te administrates fiskale, do te thosha edhe mirekuptimi i aktoreve qe punojne ne fushen e hidrokarbureve, kane sjelle si rezultat shtimin me 10% te sasise se hidrokarbureve te deklaruara.
Por kemi fituar pervoje nga çfare kemi bere deri tani, kemi fituar pervoje ashtu siç tha edhe ministri i Ekonomise nga dy operacione te te tjera te rendesishme te qeverise, ate te energjise elektrike dhe te ndertimeve pa leje. Kete pervoje do ta pasurojme dhe themi se keto reforma te rendesishme do t’i pershpejtojme.
Kuptohet qe keto do te sjellin doemos shtim shume me te madh te sasise dhe te nivelit te taksave te cilat do te paguhen nga industria e karburanteve. Nuk do te jete e larget dita, menjehere pas ketij operacioni te gjere, kur shqiptaret te mos e veçojne me karburantin shqiptar nga ai i shteteve te perparuara rajonit. Do te jete i njejti ne standard, cilesi, peshe dhe taksa te paguara, sipas ligjit.
Do te punojme te gjithe bashke, edhe me biznesin e ndershem per te arritur shpejt kete kerkese te kakoheshme te konsumatorit, te qeverise por dhe te vete industrise se hidrokarbureve te gjejne realitet ne vendin tone.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.