Nga data 28-30 Prill celet ne Tel Aviv Panairi i 19 Nderkombetar i Bujqesise. Panairi pasqyron e demonstron zhvillimet intensive e moderne te bujqesise izraelite. Arritjet e teknologjise dhe shkences agrobujqesore, ekologjia, plastikultura, sistemet e vaditjes, bujqesia organike apo administrimi I ujit, si dhe akuakultura e florikultura do te jene fokusi I ketij Panairi. (www.agritech.org.il)
Ambasada e Izraelit ne bashkepunim me Dhomen e Tregtise& Industrise Shqiperi-Izrael ftuan biznesin e agrikultures, organizmat shtetetore e ato private qe merren me bujqesine, te marrin pjese ne kete eveniment te rendesishem., i cili do te mundesoje lidhje e kontakte dypaleshe.
Rreth 55 biznesmene qe punojne ne sektorin e serrave, bimeve medicinale, teknologjise bujqesore, administrimin e ujrave do te jene te pranishem ne Agritech 2015. Perfaqesues nga Autoriteti Kombetar i Ushqimit; Unioni I Kreditimit te Biznesit Bujqesor dhe Keshilli i Agrobiznesit jane pjese e delegacionit.
Gjithashtu, Ministri i Bujqesise Z. Panariti do te marri pjese ne Agritech 2015 dhe do te bisedoje me kompani, investitore e autoritetet homologe izraelite per ngritjen e Qendres- Laboratorit te Analizes e Certifikimit te prodhimeve bujqesore, te produkteve te mishit e qumeshtit, te analizave te ujit per nevoja bujqesore e te tokes, si dhe bashkepunimin ne sektorin e farave.
Burimi: Izraeli Sot
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.