Ne ambientet e rezidences se ambasades Italiane u mbajt te enjten Mbremja e Prezantimit Expo 2015. Ky event ka si qellim prezantimin e pavionit shqiptar duke promovuar persosmerite gastronomike te tradites shqiptare ne Ekspoziten Boterore ne Milano, hapja e te cilit eshte parashikuar ne 1 maj 2015.
Nxitesi kryesor i ketij eventi ne bashkepunim me Ambasaden Italiane, eshte Agjencia Shqiptare e Zhvillimit te Investimeve (AIDA), drejtuese e se ciles, Znj. Manjola Gjoni, eshte gjithashtu komisar i pergjithshem i Shqiperise ne Expo Milano 2015. Gjate ketij organizimi prestigjioz, do te prezantohen aktivitetet qe Shqiperia synon te realizoje gjate gjashte muajve me rastin e pjesemarrjes ne Expo 2015.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto