Veliaj: Marreveshje per pensionet edhe me Kanadane - Business Magazine Albania

Veliaj: Marreveshje per pensionet edhe me Kanadane


Pas nje negociate dyvjeçare, qe nisi ne muajin shtator te vitit 2013, u permbyll dje marreveshja e pensioneve me Kanadane. “Ka qene nje marreveshje shume e rendesishme, nje negociate shume e forte, e cila zgjati dy vjet, me raunde negociatash ne Shqiperi dhe ne Kanada, per perfitimet e pensioneve per 20 mije shqiptare, 20 mije qytetare te Republikes se Shqiperise qe jetojne dhe punojne ne Kanada. Ndaj dhe me vjen mire qe ne kete mbledhje te fundit timen, si anetar i Keshillit te Ministrave, te kemi mundesi te japim kete lajm te mire per 20 mije shqiptaret qe jetojne ne Kanada, edhe per te deshmuar ate qe ne kemi premtuar ne programin tone elektoral te vitit 2013, ne programin tone te ‘Rilindjes’, qe do te ishim qeveria e pare qe do te jetesonte marreveshje konkrete, me impakt direkt, per emigrantet shqiptare”, tha ministri i Mireqenies Sociale, Erion Veliaj, menjehere pas mbledhjes se djeshme te Keshillit te Ministrave.

Gjate deklarates, Veliaj sqaroi disa pika te kesaj marreveshjeje, qe sipas tij jane te nje rendesie madhore per qytetaret e te dyja shteteve. “Marreveshja, ne fakt, sigurisht qe ndihmon 20 mije shqiptare qe jetojne ne Kanada, por ata perfitojne edhe nga marreveshjet qe Kanadaja ka me shtetet e tjera. Kjo do te thote qe, ne qofte se nje emigrant shqiptar ka jetuar ne Itali dhe ne Greqi, pastaj eshte transferuar ne Kanada, atehere edhe vitet e Italise dhe Greqise, qe pavaresisht se nuk kane marreveshje me Shqiperine, por e kane me Kanadane, do te kene nje mundesi ideale qe te perfitojne nga kjo marreveshje dhe per te transferuar dhe vitet e pensionit edhe me Italine dhe me Greqine”, shpjegoi ministri i Mireqenies Sociale. Ai theksoi se perveç Turqise, jane bere negociata, kane perfunduar dhe ratifikuar marreveshje ne Parlament me disa shtete, si: Belgjika, Luksemburgu, Hungaria, Çekia, Rumania, Maqedonia dhe dje edhe me Kanadane, nderkohe qe me Gjermanine ka perfunduar si negociate prej disa kohesh. “Me vjen mire qe ministri ose ministrja e radhes do te kete mundesi te nenshkruaje me autoritetet gjermane marreveshjen e transferimit te pensioneve. Nderkohe qe jemi ne raundin e fundit te negociatave me Austrine. Me vjen mire qe brenda ketij viti, pas Gjermanise, do te jete Austria vendi i radhes ku ne do te permbyllim marreveshjen e pensioneve.

“Dua t’ju kujtoj qe ne tete vitet e qeverise se kaluar, zero ishin marreveshjet qe u lidhen me shtetet e huaja, me shtetet ku jetojne dhe punojne shqiptaret per çeshtjet e pensioneve te emigranteve. Nga zero marreveshje ne tete vjet, kemi pasur tete marreveshje ne nje vit. Me vjen mire, gjithashtu, qe kemi hapur negociatat me Italine. Ka qene nje kapitull shume i rendesishem, shume i veshtire, por me vjen mire qe kemi filluar raundin e pare dhe besoj me dy raunde te tjera do te kemi nje marreveshje konkrete edhe me Italine”, u shpreh Veliaj, sipas te cilit mbetet ende nje sfide per ministrin ose ministren e radhes marreveshja me Greqine. “Greqia deri tani nuk ka pasur vullnetin qe te hape nje negociate. Ndoshta per kushtet e veshtira ekonomike qe po kalon ai vend dhe per faktin qe kjo, sigurisht, nenkupton nje shkembim te madh financiar per perfitimet e atyre qytetareve, prej nje pensioni te lidhur ne ate shtet”, shtoi ministri i Mireqenies Sociale

Gazeta Shqip

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0