Borxhet ndaj kompanive te tjera, sekuestrohen asetet e Carrefour - Business Magazine Albania

Borxhet ndaj kompanive te tjera, sekuestrohen asetet e Carrefour


Asetet e kompanise me te madhe te supermarketeve e hipermarketeve ne vend CMB Albania-Carrefour jane vene ne sekuestro conservative ne 17 prill nga Shoqeria Permbarimore”Studio Permbarimore L.D.C per llogari te dy sipermarrjeve te tjera, Euronuovo dhe Luku.

Levizjet behen te ditura ne Qendren Kombetare te regjistrimit.

Ndaj kompanise Luku, Carrefour ka nje detyrim prej rreth 5.5 milione lekesh dhe ndaj Euronuovo 3.52 milione leke.

Aktivet e kompanise do te qendrojne te sekuestruara deri ne nje urdherese te dyte nga ana e permbaruesit, raporton Monitor.

Kjo eshte hera e pare qe aktivet e kompanise vihen nen sekuestro conservative, qe nga viti 2011, kur kompania eshte regjistruar ne tregun shqiptar.

Ne fakt, prej muajsh furnitoret e Carrefour ishin vene ne radhe per te mbledhur parate e produkteve qe kane furnizuar, duke krijuar nje zinxhir borxhesh dhe mungese likuiditeti.

Sipas bilancit te rrjetit me te madh ne vend per nga xhiroja, Carrefour, (CBM Balkans) per vitin 2013 detyrimet afatshkurtra per vitin 2012 ishin mbi 867 milione leke per t’u rritur ne vitin 2013 ne 892 milione leke ose rreth 8 milione dollare. Madje detyrimet nga furnitoreve jane me te larta se gjithe detyrimet ndaj bankave per kredite e mara afatshkutra dhe afatgjata.

Keshtu, detyrimet afatshkutra si kredi te marra jane rreth 168 milione leke nderkohe qe kredite afatgjata rreth 304 milione leke duke çuar ne nje total borxh ndaj bankave ne rreth 472 milione leke.

Nderkohe vetem detyrimet afatshkurtra (ndaj furnitoreve) per vitin 2013 jane raportuar 892 milione pra rreth 2 here me shume se kredia. K

ompania ka nje kapital negativ per shkak te humbjeve te akumuluara ne vite, ndersa ka nje raport te totalit te detyrimeve ndaj totalit te pasivit prej gati 120%, çka tregon se zinxhiri i supermarketeve eshte i zhytur ne borxhe. Mjetet e veta te kompanise (totali i aktiveve) jane me te uleta se detyrimet ndaj furnitoreve, çka rrit probabilitetin e paaftesise paguese te kompanise.

Kompanite e cigareve, produkteve te bulmetit, higjienes personale, ushqimeve etj., kane akumuluar borxhe te pambledhura edhe gjate vitit 2014, çka po I detyron ata t’I drejtohen permbaruesve per te marre parate e tyre.

Burime nga furnitoret bejne te ditur se se fundmi, ata po telefonohen nga menaxheret e kompanise Balfin (qe dikur ka qene pronare e Carrefour) dhe po u propozohet nje marreveshje, sipas te ciles do t’u kthehet 50% e detyrimit. Megjithate Balfin ka shitur ne janar 2015 edhe pjesen e mbetur prej 5% te aksioneve, duke bere qe aksionete Carrefour te zoterohen 100% nga CM Balkans BV. Kjo e fundit ne fillim te 2014 kishte blere dhe aksionet e rrjetit tjeter te supermarketeve, Euromax.

Gazeta Tema

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0