Perplasja Bankers-Qeveri drejt arbitrazhit nderkombetar - Business Magazine Albania

Perplasja Bankers-Qeveri drejt arbitrazhit nderkombetar


Pas 10 vitesh funksionim ne tregun shqiptar, tashme mund te thuhet zyrtarisht se ka nje konflikt te hapur mes kompanise kanadeze te naftes “Bankers Petroleum” dhe shtetit shqiptar.

Qeveria pretendon se kompania ka manipuluar zerin e shpenzimeve, duke fshehur rreth 300 milion dollare, me qellim shmangien e takave ne shtet.

E meqenese mes paleve nuk ka nje dakordesi per kete çeshtje, atehere ekzekutivi eshte detyruar te kontraktoje nje auditues te huaj.

Por duket se zgjidhja e ketij konflikti do te perfundoje ne dyert e arbitrazhit nderkombetar, raporton Vizion Plus.

E gjithe kjo situate vjen pasi AKBN i eshte rikthyer nje auditi, te bere ne vitin 2011, ku ka evidentuar shkelje te kompanise.

Kjo e fundit, rezulton se nuk kryen tender per blerjet qe ben per pajisje apo aparatura te shtrenjta.

Ndaj AKBN e ve theksin tek gjetja e mekanizmave me eficente ne kryerjen e shpenzimeve.

Ndonese auditi i Agjencise se Burimeve Natyrore nuk ka perfunduar, eshte vete kompania qe ne raportin e saj vjetor, ka evidentuar rezultatin paraprak te AKBN-se.

Nese e drejta do te jete ne anen e shtetit shqiptar, atehere kompania do te duhet te riktheje leket e munguara ne buxhetin e shtetit.

Ne kete menyre, kompania do te nise te paguaje tatim fitimi, tatim te cilit ajo i eshte shmangur prej vitesh.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0