Haxhinasto: Do te rindertohet stacioni i trenit ne Tirane - Business Magazine Albania

Haxhinasto: Do te rindertohet stacioni i trenit ne Tirane


 

Nis rinovimi i trenave te udhetareve. Ministri i Transporteve dhe Infrastruktures, Edmond Haxhinasto, deklaroi se stacioni i mbyllur i trenit ne Tirane do te ndertohet serish. Per here te pare ne dy dekadat e fundit, hekurudhat shqiptare vendosin te nderhyjne per rinovimin e trenave permes te ardhurave te siguruara nga vete shoqeria. Ministri i Transportit dhe Infrastruktures, Edmond Haxhinasto, ka inspektuar punimet dhe pershendetur nismen e ndermarre, si dhe hartimin e logos se re te hekurudhes shqiptare.

“Ne kete ofiçine jane duke u realizuar nje grup vagonesh dhe nje lokomotive qe do t’u sherbeje linjave te pasagjereve, veçanerisht linjes Tirane – Durres. Drejtuesit e hekurudhes nuk i kane shpenzuar kot te ardhurat qe vijne nga amortizimi i flotes se saj te vjeter dhe shitjes se saj, por i kane investuar ne menyre shume te zgjuar, me qellim qe te krijojne nje standard tjeter per vagonet qe do te perdoren per transportin e udhetareve”, theksoi ministri Haxhinasto. Nderhyrja per riparimin e brendshem dhe lyerja e jashtme te vagoneve te pare do te perfundoje me 15 maj, kohe kur pritet dhe te perfshihen ne linjen Durres – Tirane. Ai shtoi se ka rene me 50 per qind numri i udhetareve, qekur u zhvendos stacioni i trenit ne Kashar. Me tej, ministri Haxhinasto tha se po ndiqen te gjitha procedurat per dhenien me koncesion te disa segmenteve hekurudhore, per te cilat interesohen disa investitore shqiptare, ndersa theksoi domosdoshmerine e ruajtjes se stacionit hekurudhor te Tiranes, prishja e te cilit e ka ulur ndjeshem numrin e pasagjereve. “Jemi duke u perpjekur maksimalisht qe te miratojme si pjese te korridoreve europiane linjen e Durresit me Shkupin, po sigurisht qe edhe linjat e brendshme jane shume te rendesishme.

Zgjidhje sa me shpejt duhet t’i jepet ndertimit te stacionit te Tiranes, pasi heqja e stacionit te vjeter te stacionit qe ka qene ne fund te bulevardit “Zogu I” i ka pergjysmuar numrin e pasagjereve te kesaj linje te rendesishme. Jemi dakord qe te ndertohet stacioni multimodal i Kasharit apo ne Kthesen e Kamzes, por stacioni i trenit ne Tirane duhet te ekzistoje ne çdo lloj rrethane”, u shpreh Haxhinasto. Vemendja ne transportin hekurudhor momentalisht eshte te fuqizimi i linjave te brendshme, ku per rinovimin e nje vagoni kostoja eshte 25 milione leke te vjetra i siguruar nga te ardhurat e hekurudhes shqiptare. Nderkohe, prej vitesh nuk eshte bere asnje investim ne permiresimin e sistemit hekurudhor, duke e lene kete te fundit ne gjendje te mjerueshme. Ministri ndau dhe pritshmerite per investime ne infrastrukturen shqiptare nga gjiganti kinez i ndertimit “China Pacific Construction Group”: “Jam shume i kenaqur nga interesi i shprehur nga z. Jan, i cili eshte drejtuesi i firmes me te madhe private te Kines ne fushen e ndertimit, ‘Pacific Corporation’, te cilin e shoqerova edhe sot per te pare mundesi te ndryshme investimesh per infrastrukturen e Shqiperise. Sigurisht nje kompani e permasave te tilla i hedh hapat me kujdes dhe ata jane duke pare te gjitha mundesite qe te angazhohen per investime, qofte ne infrastrukturen e transportit, qofte ne investime te tjera ne turizem apo edhe ne sektore te tjere. Kjo ishte nje vizite njohjeje per te pare realitetin shqiptar e me kenaqesi mund te them se u konstatua si shume i pershtatshem vendi yne per investime nga ky grup”.

Gazeta SHQIP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0