Mosha ideale per te filluar nje biznes eshte me e madhe se sa mendoni - Business Magazine Albania

Mosha ideale per te filluar nje biznes eshte me e madhe se sa mendoni


Deborah Jihan Lee*

Kur pyeten rreth profilit te nje themeluesi tipik te nje biznesi, shume njerez imagjinojne nje djalosh me bluze me kapuc aty tek te njezetat me nje diplome per shkenca kompjuterike ku boja nuk eshte thare ende.

Por heret kete vit, Bloomberg Beta nisi nje studim per te identifikuar tiparet kyce te themeluesve te start-up-ve. Dhe  ato arriten ne nje panorame komplet ndryshe.

Qellimi i ketij studimi ishte perdorimi i te dhenave per te identifikuar sipermarresit potenciale dhe per te ndertuar maredhenie me ta para se ata te fillonin  biznesin.  “Sot, sa mbyll e hap syte, dicka mund linde nga dy njerez, dikur te panjohur, por sot me ndikim ne boten e biznesit, pra, eshte e nevojshme perfshirja me heret me sipermarresit e ardhshem,” thote drejtuesi i Bloomberg Beta, Roy Bahat per revisten The Harvard Business Review (HBR).

Per ta realizuar kete studim, Bloomberg Beta mori ndihmen e Mattermark, nje firm kerkimore te dhenash. Pike se pari, Mattermark perdori profilet e themeluesve ekzistues per te ndertuar modelin. Se dyti, ata analizuan informacionin e launcuar publikisht per 1.5 milion profesioniste te lidhur me lancimet e biznesit  (si punetore dhe jo themelues) ne Silicon valley dhe New York. Me pas i bashkoi te gjitha pjeset per te parashikuar se kush i pershtatet profilit te nje sipermarresi potencial, sipas nje raporti te BBC News.

team

Ne fund, studimi identifikoi 350 profesioniste ne Silicon Valley dhe New York “te cilet nuk kishin lancuar ende biznesin e tyre por ato besonin se do ta benin nje gje te tille,” tha Bahat per HBR.

Profili i themeluesve te start-up-ve nuk ishte fare ai i nje te sapodiplomuari. “Identikiti”, i bazuar ne gjetjet e Mattermark, dhe ne komentet e raportuara me pare nga Bahat,  e tregon profilin e themeluesve te start-ups keshtu:

1. Ata ishin me te vjeter. Mosha e tyre tentonte tek te 30tat dhe 38 perqind e tyre ishin mbi 40 vjec.

2. Ata  kishin sherbyer  ne te njejten pune per nje kohe te gjate. Ndryshe nga mendimet konvencionale, ‘te kesh mbetur ne te njejten kompani ose pozicion per nje kohe te gjate (edhe nje dekade) nuk i zvogelon mundesite per tu bere nje themelues biznesi,” raportoi Mattermark.

3. Jo te gjithe kane nje background per shkenca kompjuterike. Vetem 15 perqind e tyre kishin diploma  ne kete fushe.

4. Ata kishin tendencen te kishin background biznesi. Konsulentet e menaxhimit jane dy here me shume te dhene te jene themelues biznesesh se sa inxhinieret,” thote i njejti raport.

5. Afer 43 perqind kane eksperienca pune ne nje fillim biznesi.

6. Ata nuk ishin drejtues te niveleve te larta para se te beheshin sipermarres. Ne fakt, dy te tretat nuk kishin mbajtur pozicione te larta drejtuese.

* Lee eshte gazetare & producente radiojeje

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0