TIRANE – Revista prestigjoze “The Banker”, nje publikim i Financial Times i cili perzgjedh çdo vit bankat me te mira ne bote, vleresoi Banken Kombetare Tregtare si “Banka me e mire ne Shqiperi per vitin 2014” ne nje ceremoni te zhvilluar ne Londer me 27 nentor 2014.
Çmimi u terhoq nga Kryetari i Bordit Drejtues z. Mehmet Usta dhe Drejtori i Pergjithshem e Anetar i Bordit Drejtues z. Seyhan Pencabligil.
Z. Mehmet Usta, Kryetari i Bordit Drejtues te BKT qe prej 2009, u shpreh: “Ndihem shume i lumtur qe ne emer te BKT-se te terheq kete çmim per te pesten here si “Banka me e mire e Vitit ne Shqiperi”. Performanca e suksesshme ne te gjitha segmentet e biznesit dhe kenaqesia e klienteve jane faktoret kryesore qe ndikuan ne nje vleresim te tille. Tashme prej qershorit 2014, me 23% te tregut si dhe me 2.8 miliarde USD ne asete totale BKT eshte banka me e madhe ne sistemin bankar shqiptar. Falenderimet e mia shkojne per te gjithe punonjesit tane te cilet bashke me klientet dhe partneret tane te biznesit mundesuan nje vleresim kaq te rendesishem.”
Drejtori i Pergjithshem dhe Anetari i Bordit Drejtues Z. Seyhan Pencabligil u shpreh se “Kete vit, ashtu si vitin e kaluar, ne kemi marre tre çmime shume te rendesishme per sektorin bankar. Por çdo cmim i marre sjell me vete pergjegjesite e veta. Keto pergjegjesi tani jane akoma me te medha dhe ne si banka me e vjeter dhe me e madhe ne vend vazhdojme perpjekjet tona ne drejtim te rritjes se prosperitetit dhe rritjes ekonomike kudo ku operojme. Qellimi yne eshte zmadhimi dhe rritja e markes BKT ne rajon, si marka shqiptare me me vlere.”
BKT, banka tregtare me e vjeter dhe me e madhe ne Shqiperi, gjate vitit 2014 eshte perzgjedhur si “Banka me e mire ne Shqiperi” edhe nga “Euromoney” dhe “EMEA Finance”, dy institucione financiare nderkombetare shume te rendesishme.
Me nje total asetesh prej 2.8 miliarde dollare, BKT u sherben klienteve te saj nepermjet rrjetit te saj me 88 dege nga te cilat 63 ne Shqiperi dhe 25 ne Kosove.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.