Ministri i Energjise dhe Industrise Damian Gjiknuri ka ftuar investitoret franceze te shohin me perparesi vendin tone, qe krahas interesimit te tyre per fushen e energjise te tregojne vemendje edhe ndaj zhvillimeve te fundit ne industrine minerare dhe sektorin e hidrokarbureve.
Gjate fjales ne Konferencen e mbajtur ne Paris me teme “Dita e Shqiperise”, organizuar nga UBIFRANCE, Agjencia Franceze per Zhvillimin e Aktiviteteve Nderkombetare te Investimeve te Shoqerive Franceze, Gjiknuri njohu investitoret edhe me reformen e energjise te cilen po e ndermerr qeveria shqiptare.
“Synohet nxjerrja sa me shpejt e sistemit nga problemet financiare dhe liberalizimi i 40% te tregut te energjise brenda vitit 2018″- tha ai.
Gjiknuri u ndal tek investimet ne energjetike duke deklaruar se Shqiperia eshte e pasur me burimet ujore. Ministri tha se qeveria shqiptare eshte ne diskutime me investitoret e interesuar potenciale per mundesine realizimit te projektit te hidrocentralit te Skavices, nje projekt me rendesi strategjike per sigurine energjitike.
Me tej, Ministri u ndal tek investimet ne linjat e interkonjeksionit, linja me Kosoven dhe me pas edhe planet per linjen me Maqedonine. Ne kete aspekt, Gjiknuri tha se lidhja me vendet fqinje permes ketyre linjave do te mund te zgjeroje mundesite per tregtimin e energjise se gjeneruar nga burimet e reja, nje shans i mire ky per investitoret private qe duan te angazhohen ne kete fushe.
Gjiknuri mori shembull firmen norvegjeze Statkraft e cila po nderton nje projekt te rendesishem ne Kaskaden e Devollit.
“Lidhje me te mira do te thote me shume mundesi per tregti, do te thote çmime me te qendrueshme, si per konsumatorin ashtu edhe mundesi per te gjithe investitoret per tregtimin e energjise”, u shpreh Gjiknuri.
Konferenca kishte per objektiv kryesor afrimin e metejshem te biznesit francez ne vendin tone. Ministri i Energjise dhe Industrise Damian Gjiknuri, Ministrja e Inovacionit Milena Harito dhe Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto diskutuan me sipermarresit per fushat respektive qe mbulojne duke ju pergjigjur pyetjeve konkrete.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.