TIRANE- Qeveria ka dorezuar ne Kuvend Projekt-buxhetin per vitin 2015.
Gjate nje deklarate per media nga selia e Kuvendit, ministria per Marredheniet me Parlamentin, Ermonela Felaj ka theksuar se dorezimi ne kohe i tij jep mundesi per diskutimet e nevojshme.
“Qeveria nga njera ane dhe Parlamenti kete here bashkeveprojne per te plotesuar nje kerkese te Kushtetutes dhe nje detyrim te qytetareve qe meritojne te buxhetohen ne kohen dhe menyren e duhur. Buxheti i shtetit perfshin te gjitha shpenzimet e shtetit. Miratimi i buxhetit brenda sesionit te vjeshtes do te thote qe ky buxhet te behet aktiv ne fillim te muajit janar. Qeveria i jep mundesine Parlamentit qe brenda nje kohe te arsyeshme nepermjet degjesave publike te marre mendime. Ne ditet ne vijim do realizohet Konferenca e Kryetareve ku do prezantohet projektbuxheti”-tha Felaj.
Pasditen e djeshme Keshilli i Ministrave miratoi projektbuxhetin per vitin 2015, duke i hapur rruge nje debati intensiv ne Komisionet Parlamentare.
Ne kryeartikullin e saj te sotem gazeta “Panorama”, duke zbardhur detjae nga ky projektbuxhet shkruan se “Krahasuar me nje vit me pare, ne projektbuxhetin e saj te pare, qeveria e majte kishte parashikuar 16 milione dollare, pra 2 milione dollare me shume se viti 2015 per ish-pronaret. Edhe kategoria sociale e ish-te perndjekurve politike kishte ne buxhet 2 milione dollare.
Burimi: Gazeta Panorama
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto