“Takimi i Tiranes per t’u thene JO armeve berthamore” - Business Magazine Albania

“Takimi i Tiranes per t’u thene JO armeve berthamore”


U mbajt sot me date 29.10.2014 prane ambjenteve te Kafe “E Jona” Biznes Social, “Takimi i Tiranes per t’u thene JO armeve berthamore” Drejt  konferences se Vjenes mbi pasojat humanitare te armeve berthamore.

Me pjesemarrjen e  Znj, Suela Lala, Fondacioni “Se Bashku” e cila se bashku me ICAN organizuan kete takim ne Tirane. Znj. Harreither, Konsulle e Ambasades Austriake ne Tirane e cila foli  per Lajmerimin e konferences ndershteterore te Vjenes mbi pasojat  humanitare te armeve berthamore. Z. Bashkim Cela, ekspert, ish ushtarak TBD – Pasojat humanitare te  armeve berthamore dhe te armeve te tjera te shkaterrimit ne mase.
Z. Fatos Xhengo, Koordinator I Programit te Katastrofave, Kryqi i Kuq  Shqiptar – Rezoluta e Levizjes Nderkombetare te Kryqit te Kuq dhe  Gjysmehenes se Kuqe “Te punojme se bashku per asgjesimin e armeve
berthamore”.
Jelena Vicentic (Serbi) , anetare e Levizjes ICAN – Prezantimi i  Levizjes ICAN dhe ndalimi i arme berthamore si nje domosdoshmeri  humanitare. Natasha Dokovska (Maqedoni) dhe Vigan Kastrati (Kosova) – Ndarje  pervojash nga fushata te meparshme çarmatimi.

Armet berthamore jane nje nga kercenimet me te medha te njerezimit. Vitet e fundit, shoqeria civile e ka kthyer serish vemendjen tek bomba me shkateruese e krijuar ndonjehere. Zerat qe kerkojne ndalimin e ketyre armeve jane shtuar dhe fuqizuar. Sukseset e arritura me pare ne fushen e çarmatimit dhe te te drejtave te njeriut kane treguar fuqine e nje publiku te angazhuar, i cili i bashkuar rreth nje kauze te qarte dhe me nje agjende te mirepercaktuar, ia ka dale te ndikoje politikat e qeverive dhe te ndryshoje boten.
Takimi i Tiranes per t’u thene “JO armeve berthamore”
Ky takim mbahet ne vazhden e nje sere takimeve te ngjashme ne mbare boten, per te ndergjegjesuar shoqerine shqipetare mbi pasojat shkaterruese te armeve berthamore. Takimi i Tiranes i paraprin konferences se Vjenes dhe synon ta ktheje Shqiperine ne nje vend qe mbeshtet proçesin diplomatik per arritjen e nje marreveshje nderkombetare per ndalimin e armeve berthamore.

Informacion i Dobishem:
Armet berthamore jane armet me shkaterruese dhe jo perzgjedhese te krijuara ndonjehere. Keto arme shkelin te drejten nderkombetare, i shkaktojne dem te rende mjedisit, minojne sigurine kombetare dhe globale. Prodhimi dhe mbajtja e armeve berthamore kerkon resurse te medha financiare te cilat mund te perdoren per plotesimin e nevojave me jetesore te njerezve.
Ç’eshte ICAN?
Fushata Nderkombetare per Asgjesimin e Armeve Berthamore (ICAN) eshte nje levizje globale, qe punon per te mobilizuar njerezit ne te gjitha shtetet qe te mund te frymezojne dhe shtyjne qeverite e tyre per te nisur negociatat dhe per te mbeshtetur nje marreveshje per ndalimin e armeve berthamore. Kjo levizje u krijua ne vitin 2007 ne Austri dhe sot numeron me shume se 300 organizata partnere, te cilat jane aktive ne me shume se 80 shtete ne mbare boten.
Çfare eshte arritur deri me sot?
Ne mars te vitit 2013 ne Oslo te Norvegjise, u mbajt konferenca e pare historike mbi pasojat e armeve berthamore me pjesemarrje te diplomateve nga 128 shtete.
Ne shkurt te vitit 2014 ne Meksike, u mbajte konferenca e dyte ndershteterore mbi pasojat humanitare te armeve berthamore. Kjo konference konkludoi se eshte koha e duhur per nisjen e nje proçesi negociatash per arritjen e nje marreveshje per ndalimin e armeve berthamore.
Ne dhjetor te ketij viti do te mbahet ne Vjene te Austrise, konferenca e trete ndershteterore mbi pasojat e armeve berthamore.
Takimi i Tiranes per t’u thene JO armeve berthamore
Ky takim mbahet ne vazhden e nje sere takimeve te ngjashme ne mbare boten, per te ndergjegjesuar shoqerine shqipetare mbi pasojat shkaterruese te armeve berthamore. Takimi i Tiranes i paraprin konferences se Vjenes dhe synon ta ktheje Shqiperine ne nje vend qe mbeshtet proçesin diplomatik per arritjen e nje marreveshje nderkombetare per ndalimin e armeve berthamore.
Ne 20 tetor ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara mbi 150 shtete kane nenshkruar nje deklarate te perbashket mbi pasojat humanitare te armeve berthamore. Ky hap konsiderohet i rendesishem ne proçesin e zhvillimit te nje instrumeti te ri ligjor per ndalimin e armeve berthamore. Shpresojme qe Shqiperia te behet sa me pare pjese e kesaj deklarate.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0