Aplikimi i patentës me pike ne Kodin e ri - Business Magazine Albania

Aplikimi i patentës me pike ne Kodin e ri


Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto beri te ditur se menjehere pas miratimit te ndryshimeve ne Kodin Rrugor do filloje te zbatohet sistemi i pikezimit te patentave.

“Menjehere behet automatike aplikimi i sistemit te pikeve per patentat, qe do te thote me miratimin e ketyre amendimeve, fillojme menjehere sistemin e aplikimit te pikezimit”, tha Haxhinasto.

Patenta do te kete ne total 20 pike, sipas sistemit italian dhe me vendim te Keshillit te Ministrave, jane percaktuar se sa pike hiqen per çdo shkelje. Kur piket e mbetura shkojne ne zero, drejtuesve u hiqet patenta.

Te dhenave zyrtare tregojne se mbi 60 per qind e aksidenteve ne Shqiperi ndodhin per shkak te gabimeve njerezore. Ne kodin e ri, Qeveria ka parashikuar ashpersimin e masave ndeshkuese, veçanerisht rritjen e forte te gjobave, çka ka hapur nje debat te forte edhe politik. Por ministri i Transportit tha se keto masa nuk kane asnje qellim tjeter vetem mbrojtjen e jetes se vete qytetareve.

“Te reduktosh numrin e vdekjeve, te themi 35 raste t’i reduktosh ato ne vit, besoj qe duhet ta shohim ne kete kendveshtrim, kemi shpetuar 35 jete dhe kjo eshte shume e rendesishme per misionin qe kemi”, tha Haxhinasto.

Ne Komisionin Parlamentar te Veprimtarive Prodhuese, kreu i Transporteve beri te ditur se permes Kodit te ri mbrohen edhe rruget nga shkaterrimi, nderkohe qe deklaroi se paketa e nderhyrjeve perfshin edhe disiplinimin e pikave te karburanteve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0