Meta: Shqiperia mirepret investimet azere, ne porte hyrese ne gjithe rajonin - Business Magazine Albania

Meta: Shqiperia mirepret investimet azere, ne porte hyrese ne gjithe rajonin


Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta viziten zyrtare ne Azerbajxhan e nisi me nje pritje te veçante nga Presidenti i Republikes se Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Zyra per shtyp e Kuvendit ben me dije se gjate takimit u fol per pune konkrete per kompletimin e marreveshjeve te nenshkruara mes dy vendeve per te forcuar partneritetin bilateral, kryesisht ne fushat e naftes dhe gazit, arsimit dhe turizmit.

“Ne kete drejtim, Shqiperia i mirepret investimet dhe ekspertizen e gjere azere, duke e konsideruar Shqiperine si nje porte hyrese per te gjithe rajonin”- tha Meta.

Duke biseduar mbi ecurine e projektit strategjik TAP, Kryetari i Kuvendit Meta dhe Presidenti Aliyev rane dakord per rritjen e bashkepunimit me qellim hartimin e nje Masterplani per gazifikimin e plote te Shqiperise duke perfituar nga eksperienca azere ne fushen e naftes dhe gazit. Ne kete kuader, u nenvizua rendesia e intensifikimit te shkembimeve arsimore me synim perfitimin e ekspertizes azere ne fushen e naftes dhe gazit permes pergatitjes dhe trajnimit te specialisteve dhe inxhiniereve shqiptare.

Ne perfundim, Kryetari Meta dhe Presidenti Aliyev ndane bindjen e perbashket se bashkepunimi substancial qe ka nisur mes Shqiperise dhe Azerbajxhanit duhet ngritur ne nje nivel me intensiv shkembimesh politike, tregtare, ekonomike e arsimore mes dy vendeve mike. Ne kete kuader, Presidenti Aliyev konfirmoi deshiren per realizimin e nje vizite sa me te shpejte ne Shqiperi.

Gjate vizites zyrtare ne Azerbajxhan, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shoqerohet prej deputeteve, Luan Rama, Kryetari i Grupit Parlamentar te Miqesise Shqiperi-Azerbajxhan dhe Ben Blushi, Anetar i Komisionit te Jashtem.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0