Negociatat e Qeverise, ngerçi me FMN per taksat e reja, energjine dhe buxhetin - Business Magazine Albania

Negociatat e Qeverise, ngerçi me FMN per taksat e reja, energjine dhe buxhetin


Negociatat e Qeverise, ngerçi me FMN per taksat e reja, energjine dhe buxhetinTIRANE-Situata me Banken e Shqiperise duket te jete nje nga arsyet pse FMN nuk mbylli nje marreveshje me qeverine, por jo me e rendesishmja dhe jo e vetmja. Ne fakt, Misioni dhe Ekzekutivi nuk kane rene dakord per disa pika qe lidhen me buxhetin e vitit 2015, per taksat qe do te paraqiten e paketen fiskale te ketij viti dhe per çmimin e energjise.

Shefi i Misionit te FMN, Nadeem Ilahi, edhe pse nuk doli ne konferencen tradicionale, mesazhet e tij i dha qarte ne disa dalje publike gjate diteve qe ishte ne Shqiperi. “Perplasjen” e ka konfirmuar edhe kreu i Financave, Shkelqim Cani, gjate nje takimi informal me gazetaret dhe duket se pjesa qe lidhet me taksat eshte edhe me kontradiktorja, citon e perditshmja ‘Panorama’.

TAKSAT
Fondi Monetar Nderkombetar ka kerkuar qe qeveria te jete me e vendosur sa i takon pjeses se taksave. Edhe kete here Ilahi do te shprehej se ecuria e te ardhurave ka qene e mire, por jo aty ku pritej. Ministri i Financave, Shkelqim Cani, pranoi dje se ne paketen fiskale mund te pritet edhe rritje e ndryshim i disa taksave. Dakordesia me FMN-ne eshte arritur ne pjesen e takses se prones, pra takimi sipas vleres se saj, nderkohe qe nuk ka pasur perplasje edhe per taksen e luksit. Nje tjeter takse qe pritet te ndryshoje eshte dividenti, i cili nga 10 per qind mund te shkojne deri ne 15 per qind, por jo me pak se 12 per qind. Taksa e automjeteve eshte nje tjeter qe pritet te ndryshoje. FMN ka kerkuar qe qeveria te shohe mundesite per te vepruar ne kete sektor ne menyre qe te rrise te ardhurat duke qene se ekziston hapesira per taksimin e automjeteve te perdorura.

INVESTIMET DHE ENERGJIA
Rritja e çmimit te energjise tashme eshte nje fakt, por menyra se si do te aplikohet kjo politike eshte ajo qe ngre pikepyetje. Nje nga pikat ku FMN dhe qeveria nuk kane arritur te bien dakord ishte edhe kjo pjese qe lidhet me çmimin dhe nga shefi i Misionit Nadeem Ilahi mesazhi u dha qarte: te rritet çmimi. E ne mungese te nje zgjidhjeje tjeter, qeveria eshte dorezuar. Me çdo llogari, si me ulje humbjesh apo rritje arketimesh e investimesh, energjetika do te mbetet me humbje per aq kohe sa çmimi eshte nen kosto.

Pika e trete qe FMN ka diskutuar me qeverine ka qene ajo e buxhetit 2015, per te cilin ministri Cani konfirmoi se nuk do te kete ulje te te ardhurave, por mbase nje rritje te shpenzimeve. Investimet e ketij viti te mbajtura nen kontroll edhe si rezultat i shperndarjes se parave per borxhin e prapambetur do te kene nje zhvillim ne muajt e fundit. Misioni nxiti qeverine qe te beje me shume shpenzime dhe duket se per kete ka pasur nje dakordesi.

(/panorama/BalkanWeb)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0