Raporti i "The Economist" per Shqiperine - Business Magazine Albania

Raporti i "The Economist" per Shqiperine


Zhvillimeve politike, ekonomike, integrimit europian te Shqiperise, perfshi edhe operacionin anti-kanabis ne Lazarat kater muajt e fundit, agjensia prestigjoze britanike e kerkimeve dhe analizave “The Economist Intelligence Unit” i ben nje analize te detajuar.

Raporti i siguruar nga Top-Channel eshte publikuar me 9 shtator dhe qe ne fillim kalon ne skaner arsyet bindese per BE-ne qe çuan ne marrjen e statusit te vendit kandidat.

Integrimi

Vendimi pozitiv per statusin, The Economist Intelligence Unit thote se u arrit pasi Shqiperia ndermori dy hapa te rendesishem drejt ketij suksesi.

Se pari, policia nderhyri ne “kryeqytetin” e kanabisit, Lazarat, per te demostruar keshtu vendosmerine e zbatimit te ligjit dhe se dyti arriti te zgjidhe konfliktin me kompanine CEZ.

Duke pare keto zhvillime, thekson raporti, ministrat e jashtem te BE-se i thane PO statusit te vendit kandidat ne 24 qershor.

“The Economist Intelligence Unit” me qender ne Londer beson se me nje pershpejtim te reformave Shqiperia do ta kete te mundur te nise negociatat per zgjerim ne fund te vitit 2015.

Kjo eshte e arritshme, thekson raporti, pasi qeveria ka nje mandat te qarte dhe ngjashmeria e politikave me aleatin qeverises duhet te mundesoje zbatimin e reformave politike dhe administrative te kerkuara nga BE-ja.

Drejtesia

“Reforma ne drejtesi e veshtire, ka ende ndikim opozita ne emerimet ne drejtesi”

Agjensia britanike e kerkimeve dhe analizave vlereson se te qenurit e Shqiperise vend kandidat per ne BE eshte nje arritje e madhe, por shenon vetem nje hap perpara ne rrugetimin e gjate per t’u bere vend anetar.

Duke analizuar kerkesat e BE-se e ne menyre te posaçme ato qe lidhen me drejtesine, raporti thote se “Shqiperise i eshte kerkuar te ndertoje nje regjister me hetimet dhe çeshtjet e ndjekura nga Prokuroria ndaj te dyshuarve per perfshirje ne korrupsion”.

Kjo do te jete nje detyre e veshtire pasi pavaresia e gjykatave eshte e limituar.

Ndikim kane edhe sherret politike mes PS-se ne pushtet dhe PD-se ne opozite, por jo vetem keto, pasi presidenti Bujar Nishani, nenvizon raporti, eshte nje ish-figure e larte e PD-se.
Sipas raportit, kjo do te thote se opozita ka nje kontroll te kosiderueshem ne emerimet ne drejtesi.

Dhe vetem atehere kur te arrihet progres ne kete drejtim do te çelen negociatat per antaresim.

Kosova

“Politika zyrtare po i reziston elementeve nacionaliste”

Raporti i kushton vemendje edhe marredhenieve Shqiperi-Kosove per te cilat thote se ato vijojne te forcohen. Autoritetet shqiptare ne pergjithesi e kane distancuar veten e tyre nga nacionalistet te cilet bejne thirrje per “Shqiperine e Madhe”.

Koalicioni socialist qeverises vlereson raporti i “The Economist”, ka te ngjare te jete me shume i vetekontrolluar ne kete drejtim krahasuar me qeverisjen e shkuar te qendres se djathte.

Ekonomia

“U trashegua situate e renduar, pritet rritje modeste, por e qendrueshme”

Per “The Economist Intelligence Unit” te dhenat e fundit tregojne se aktiviteti ekonomik ne Shqiperi po rimekembet pas nje perkeqesimi te forte ne vitin 2013.
Pergjate nje kapitulli te posaçem ku analizon ecurine e ekonomise, ekspertet e “The Economist” verejne se qeveria e majte trashegoi nje situate ekonomike te renduar kur erdhi ne pushtet, me ngadalesim te forte te prodhimit dhe rreshqitje serioze fiskale.

Qeveria e meparshme veren raporti, kishte argumentuar se vendi nuk kishte nevoje per marreveshje te re me Fondin Monetar Nderkombetar pas perfunmdimit te programit ne vitin 2009.

Po siç vijon ai, borxhi publik u rrit me ritme te shpejta dhe qeveria e re, e cila u angazhua ne nje strategji per ta vene nen kontroll ate, eshte treguar me fleksibel duke perfituar nga nje kredi 457 milione dollare prej FMN-se.
Per “The Economist”, marreveshja me FMN-ne eshte e nevojshme per shkak te situates se veshtire ne Eurozone, e cila ul pritshmerite per rritje te shpejte te eksporteve apo dergesave te emigranteve.

Sipas raportit, kjo ben qe per te vene nen kontroll deficitin do te duhen me gjasa tre vjet. Raporti veren se ekonomia shqiptare u godit fort vitin e kaluar per shkak te krizes europiane, por edhe pasigurive politike dhe rrotacionit te zgjatur politik.

Kjo beri qe rritja ekonomike te prekte nivelet minimale, por sipas analizes se “The Economist”, te dhenat paraprake te ketij viti sugjerojne per rimekembje graduale te ekonomise.

Per kete vit “The Economist” parashikon qe rritja e prodhimit te jete ne nivele modeste rreth 2%, ndersa vitin tjeter sipas saj, ajo do te pershpejtohet ne 3%.

Por, siç veren raporti, ky parashikim ka nje rrezik qe buron nga ecuria ekonomike e Eurozones, e cila nese do te jete poshte pritshmerive mund te godase ringritjen e ekonomise shqiptare.

/ Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0