Gjithmone ne gatishmeri – ngarkesa psikike ne vendin e punes - Business Magazine Albania

Gjithmone ne gatishmeri – ngarkesa psikike ne vendin e punes


 

Te jesh gjithmone dhe kudo i kontaktueshem, te zgjidhesh shume detyra njekohesisht, pune me turne, presion per afat e rezultate: te gjitha keto mund te shkaktojne ngarkesa psikike. Po a jane te matshme ato?

Probleme psikike, rraskapitje, humbje motivacioni – gjendje per te cilat per nje kohe te gjate nuk preferonte te fliste askush. Nderkohe ato jane pjese e pandashme e sektorit “Mbrojtje ne pune dhe mjekesi ne pune”. Por studime afatgjata mungojne, thote Hiltraud Paridon. “Zhvillimi teknik ka qene kaq i shpejte sa ne nuk jemi fare ne gjendje te themi si ka qene situata dhjete vjet me pare”. Psikologia e diplomuar drejton sektorin “Ngarkesat psikike dhe shendeti”, ne Institutin per Punen dhe Shendetin te Shoqerise Gjermane per Sigurimin nga Aksidentet (IAG) ne Dresden.

Shkaqet
Per shkak te celulareve eshte bere e mundur qe nje punonjes te jete i kontaktueshem nga punedhenesi vazhdimisht, edhe ne fundjave. Keshtu per shume, koha e punes shkrihet me kohen e lire. Behet me e veshtire qe ta heqesh mendjen nga puna dhe te ngarkohesh me energji te reja.
Nga presioni i afateve dhe per te dhene rezultat eshte e prekur gati gjysma e te gjithe punonjesve. 60 perqind e atyre qe punojne multitasking, shpjegon Paridon. Ne kete kuader duhet te kryhen detyra te ndryshme njekohesisht. Edhe nderprerjet e vazhdueshme mund te ushtrojne efekt negativ ne pune. Ne disa grupe punonjesish, orari i punes eshte spostuar, gje qe mund te ushtroje efekt negativ ne psikiken e punonjesit.
“Nga puna me orar te zgjatur ne mbremje dhe ne fundjave eshte e prekur fort tregtia. Kjo ka te beje me oraret e zgjatura te kohes kur dyqanet rrine hapur”, thote Paridon. Shume dyqane, sidomos supermarketet jane te hapura deri ne mesnate – edhe kjo eshte nje ngarkese shtese per te punesuarit.

Pasojat per shendetin
Ne te gjitha aspektet si te qenit i kontaktueshem, multitasking, kohezgjatja e koha e punes behet fjale per ruajten e raporteve. Nese per nje individ ngarkesa eshte shume e rende, atehere arrijme te i ashtuquajturi “shfrytezim”- dhe ndoshta edhe ne pasoja per shendetin. “Mund te kemi semundje te ndryshme. Si per shembull semundje zemre ose te muskujve e skeletit. Mund te kemi edhe semundje psikike, edhe shtim te shifrave te aksidenteve ose humbje te motivacionit. Kjo mund te shkoje deri ne reagime negative te imunitetit te trupit.”

Ne baze te nje studimi per aftesine per pune dhe per te fituar te Dhomes Federale te Psikoterapeteve te vitit 2013, ne vitin 2012 rreth 75.000 punonjes dolen ne pension te parakohshem per shkak te semundjeve psikike.
Meqenese eshte ende e veshtire qe te hartohen kritere te qarta vleresimi per ngarkesat psikike, eshte po aq e veshtire marrja e masave parandaluese. “Por nderkohe ka rekomandime, si parimi i semaforit: kur deri ne nje te treten e vendeve te punes kemi ngarkesa psikike, nuk duhet te nderhysh. Midis nje dhe dy te tretave duhet te merresh me me imtesimi me problemin. Por kur jane me shume se dy te tretat, atehere semafori kalon ne ngjyre te kuqe dhe atehere personat pergjegjes duhet te marrin masa”, thote Paridon. Rendesi ka edhe komunikimi i mire dhe i hapur. Edhe ne nje bote te globalizuar dhe te nderlidhur shkembimi i mendimeve me te tjeret, çfare bejne e si veprojne ata, ka rendesi.

DW

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0