Kreu i Financave, Shkelqim Cani, tha se shlyerja e 350 mln dollareve, borxh i prapambetura ndaj biznesit, pritet te çoje ne permiresim te treguesve ekonomike, rritje te investimeve dhe konsumit, duke ndikuar keshtu ne rritjen e mireqenies se qytetareve.
“Gati gjysma e ketij borxhi tashme eshte shlyer. Objektivi eshte qe deri ne muajin Maj apo Qershor te vitit te ardhshem te bejme te gjithe shlyerjen. Permiresimi i gjendjes financiare te biznesit perkthehet potencialisht ne kreditim nga bankat. Investimi dhe kreditimi do te thone punesim”, tha Shkelqim Cani, minister i Financave.
Ndonese e cilesoi te suksesshem 300 diteshin e pare te qeverisjes, ministri Cani tha se objektiv i rendesishem mbetet ulja e borxhit publik, shtimi i efikasitetit te perdorimit te parave publike dhe lufta ndaj korrupsionit, evazionit e kontrabandes.
“Sistemi i ri ne tatime duket si revolucion, sepse nuk eshte thjesht çeshtje IT, por eshte nje permbysje edhe e menyres se te punuarit ne Tatim-Taksa dhe Dogana, pasi kerkohet qe, para ligjit, qytetare e biznese te trajtohen pa asnje lloj dallimi, ndryshe nga rastet qe kane qene prezente ne te gjithe historine e financave shqiptare”, tha me tej Shkelqim Cani.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto