Parashikimi i indeksit qe mat vleresimin e anetareve te Dhomes Amerikane te Tregtise mbi klimen e biznesit ne vend eshte rritur nga 40.21 % qe ishte ne vitin 2013 ne 43 % per 2014-n.
Por disa nga problemet qe shqetesojne sipermarrjet jane shkalla e larte e informalitetit dhe klima politike konfliktuale ne vend.
“Ka dy menyra si te ulim perqindjen e ekonomise informale dhe te rrisim ate formale. E para permes rritjes se inputeve pra investimeve te huaja dhe ka shume investitore te huaj qe duan te investojne me shume por jane frenuar nga koncensionet apo ceshtje te tjera. E dyta eshte rritja e shpejtesise se qarkullimit te parave si permes mikropagesave”, thote Mark Crawford, President i Dhomes Amerikane te Tregtise.
“Konfliktualiteti ekstrem i luftes politike eshte nje sinjal qe nuk i ben mire ekonomise shqiptare, qofte konsumatorin e frenon per te blere, qofte investitorin e frenon te investoje me tej, qofte bankat jane me skeptike ne vleresimin e biznes-planeve. Keshtu qe mendoj qe nje zbutje, nje kthim ne nje retorike normale te debatit politik ne vend do te ishte nje sinjal i mirepritur nga biznesi”, thote Edmon Leka, sipermarres.
Ambasadori Amerikan Aleksander Arvizu tha se per te rritur investimet nevojitet transparence dhe rregulla te qarta per biznesin.
“Duhet rritje e punesimit permes rritjes se investimeve te huaja perfshire investimet amerikane, bazuar ne perceptimin se Shqiperia eshte bere nje vend me i mire per te bere biznes. Kjo si rezultat i nje transparence me te madhe, qartesie me kontratat, me shume respekt per kontratat ekzistuese e nese keto hapa adresohen ju do te shihni rezultate”, tha ambasadori Arvizu.
Duke dhene rezultate konkrete permes shifrave, kryeministri Edi Rama tha se vendi tashme eshte ne nje faze te re sa i perket luftes kunder informalitetit dhe korrupsionit.
“Nje vit me pare 10 perqind te te ardhurave te buxhetit nga biznesi, e zinin gjobat, kete vit kjo shifer eshte shume me e ulet. Ka nje rritje te vazhdueshme te te ardhurave nga tatimi i vleres se shtuar qe do te thote lufte informalitetit dhe lufte korrupsionit. Deri dje keto shifra nuk ishin te paarritshme, por nuk arriheshin sepse preferoheshin parate nen dore. Ne kemi ndertuar nje sistem qe eshte i kontrolluar nga brenda dhe qe e ben shume me te veshtire blerjen e heshtjes apo symbylljes se agjenteve tatimore”, tha Rama.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.