BB: Mbeshtjetje historike Shqiperise - Business Magazine Albania

BB: Mbeshtjetje historike Shqiperise


 

Zevendes/presidentja e Bankes Boterore per Europen dhe Azine, Laura Tuck, deklaron ne nje interviste per Top Channel se mbeshtetja me fonde per Shqiperine do te jete ne nivelet me te larta historike, edhe vitin e ardhshem.

“Kete vit, ne po akordojme 305 milione dollare, qe eshte shuma me e madhe ne histori, qe ne kemi dhene ndonjehere brenda nje viti te vetem, per Shqiperine. Vitin tjeter, ne mendojme se do te bejme gjithashtu diçka te ngjashme, ne keto nivele. Kemi 275 milione dollare te tjera duke pergatitur dhe ketu perfshihet nje kredi prej 150 milione dollaresh per sektorin energjitik dhe operacione ne shendetesi, mjedis, por edhe transport”, tha zv/presidentja Tuck.

Shqiperia tentoi qe ne vitin 2010 te merrte kredi te lira nga Banka Boterore, per te financuar buxhetin. Ne ate kohe pati dhe negociata, te cilat deshtuan. Zyrtarja e larte e Bankes shpjegon arsyet se pse.

“Per ne, qe te japim mbeshtetje buxhetore, duhet qe qeveria te kete nje kuader te qarte makroekonomik e fiskal, dhe te jete e angazhuar plotesisht per ta zbatuar ate. Ne te kaluaren, kjo disa here ka ekzistuar, ndersa here te tjera jo. Tani ne besojme se qeveria e re ka percaktuar programin e nevojshem te reformave dhe permbush kushtet tona per mbeshtetje. Kjo na dha mundesine qe ta bejme ate te mundur kete vit, duke shpresuar se vitin tjeter do te bejme edhe me shume”, theksoi zv/presidentja Tuck.

Kredite e Bankes jane te kushtezuara me nje sere masash, qe qeveria duhet te ndermarre ne ekonomi. Sipas zv/presidentes Tuck, dalja e vendit nga kriza do te varet nga suksesi i tyre.

“Te gjitha vendet ne Europe u preken nga kriza. Shqiperia gjithashtu. Ashtu siç ju e permendni, ajo ka qene nje nga ekonomite me rritjen me te shpejte para krizes. Une besoj se e ka mundesine te rikthehet. Por, qe kjo te ndodhe, duhet qe qeveria t’u jape zgjidhje nje sere çeshtjeve delikate, si energjia, reforma e pensioneve. Do t’i duhet te zgjidhe perfundimisht mospagesat ndaj biznesit, te nise konsolidimin fiskal dhe t’u pergjigjet shume sfidave ne sektorin financiar. Nese keto çeshtje marrin zgjidhje siç duhet, une besoj se Shqiperia mund t’i rikthehet normave te shpejta te rritjes ekonomike, ashtu si dekaden e kaluar”, perfundoi zv/presidentja e Bankes Boterore.

 

 Top Channel

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0