Dalëngadalë Nepali po zhduket nga kryetitujt e gazetave. Mediat nuk raportojnë më për të.
Shumë pak njerëz informohen lidhur me tërmetet e vogla prej 4 ose 5 ballësh që bien gati përditë në këtë rajon. Duhen ende muaj të tërë derisa situata të çtensionohet dhe jeta në Nepal të mund të quhet sërisht „normale“.
Një ditë pas tërmetit, familja Rogner dha një ndihmë fillestare personale prej 10.000 Euro për Nepalezët e mbijetuar. Më pas dhuroi edhe 20.000 Euro për një rindërtim të shpejtë. Gjithashtu pjesë e projektit të tij të bamirësisë ishin edhe dy hotelet e tij Rogner Bad Blumau – Austri, dhe Rogner Hotel Tirana të cilët janë përfshirë në një përpjekje të veçantë për të mbledhur një donacion tjetër për Nepalezët.
Rogner Bad Blumau dhuron gjithashtu 10 Cent për çdo rast kur klientët heqin dorë nga ndërrimi ditor i peshqirëve, sipas burimeve zyrtare të Bad Blumau, duke grumbulluar kështu një shumë prej afro 5.000 Euro.
Ndërsa Dagmar Gietmann & Florian Ilse, Drejtorë të Përgjithshëm në Rogner Hotel Tirana, deklarojnë se “Donacioni nga Rogner Hotel Tirana do të bëhet duke hequr nga të ardhurat e çdo dhomë 50 cent nga Janari deri në fund të Qershorit me qëllim mbledhjen e një totali prej afro 7.500 Euro.”
Ata shtuan se “pranë recepsionit është ngritur një kënd, ku është vendosur edhe një kuti ku të gjithë klientët e hotelit mund të kontribuojnë.”
Nga kjo histori, Nepalëzët kanë marrë shpresë por sidomos gruaja nepaleze, Buddhi Maya Sherpa, e cila tashmë ka një mik të shtrenjtë që mendon për vendlindjen e saj, Z. Rogner. E martuar në Kernten, Austri, gruaja përjetoi një ankth të madh për familjen e saj në Nepal. “Tani ka sërish një të ardhme“, shprehet ajo. Pas telefonatave të panumërta në vendlindje, ajo arriti më në fund të marrë frymë: E gjithë familia e saj kishte mbijetuar! Megjithatë pasojat e tërmetit në vendlindjen e saj Zarok, në këmbë të malit Everest në një lartësi prej 3600 metrash ishin katastrofike.
Rogner ka pasur eksperienca të tilla edhe më parë por ajo e 1988s i ka mbetur në mendje. “Në vitin 1988 kam ndihmuar viktimat e tërmetit në Armeni. Vuajtja, dëshpërimi – imazhe që të mbeten në mendje përgjatë gjithë jetës,” shprehet ai, duke shtuar “Turizmi është arteria që i jep jetë këtij rajoni, aty dua të jap në mënyrë të vazhdueshme kontritutin tim. Ne dëshirojmë të rikrijojmë të ardhmen dhe punën për njerëzit që banojnë në kasollet e fshatit malor në këmbë të Himalajave.”
Robert Rogner, ka qenë një nga investitorët e parë në Shqipëri, i cili ka ardhur në vendin tonë që në 1992, dhe ka dhënë donacione në mënyrë të vazhdueshme së bashku me bashkëshorten e tij, Zj. Melita. Midis shumë prej donacioneve, mbahet mend ndihmesa e tij e çmuar në 2011 në shërimin e një vajze 15 vjeçare e cila u diagnostikua me leuçemi. Z. Rogner mbuloi të gjitha shpenzimet për trajtimin mjekësor të saj në një klinikë private në Austri, teksa sot vajza gëzon shëndet të plotë, falë shpirtit të tij human. Ndërsa Zj. Rogner bën donacione të vazhdueshme për fëmijët e Fshatit SOS, Shoqatën e Urdhrit të Maltezëve, fëmijët jetimë në Elbasan e të tjera.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.