Investimi në teknologji më tepër se sa në reklamat dixhitale është arsyeja që Starbucks arriti të shmangë ndryshimin sizmik në sjelljen ndaj konsumatorëve që ka goditur shitësit tradicionale, pretendon drejtuesi ekzekutiv i Starbucks, Howard Schultz.
Bosi i shitësit të kafes e prezantoi një pretendim të tillë për të shpjeguar se si biznesi i tij ka qënë në gjendje të shpërfilli shanset dhe ti kthejë pagesat dixhitale në burimin kyc të të ardhurave.Pagesat me anë të celularit përfaqësojnë tani rreth 20 përqind të të gjitha blerjeve në dyqanet e Starbucks në Amerikë. Një shifër e tillë është dyfishi në krahasim me dy vite më parë ndërsa Starbucks po procedon gati 9 milionë transaksione cdo javë.
“Dy vite më parë, raportova mbi ndryshimin total në sjelljen ndaj konsumatorëve që do të ndikonte shitësit me pakicë që operojnë nga dyqanet,” tha Schultz për analistët në një konferencë ditët e fundit.
“Që atëherë, shumë shitës tradicionalë me pakicë dhe brende kanë reaguar thjesht duke rritur buxhetet e reklamimit dixhital, duke përshpejtuar koston e blerjeve të konsumatorëve dhe duke prodhuar pak për ta nxjerrë në pah. Ne, nga ana tjetër, zgjodhëm një përqasje ndryshe,” tha ai.
Dhe kjo përqasje ndryshe ishte për të gjithë ne për tu parë në tremujorin e fundit.
Në krahasim me të njëjtën periudhë, shitjet u rritën 7 % në periudhën tremujore deri në korrik, e ndikuar nga një rritje prej 3 përqind në vizitat e konsumatorëve. Numri i përdoruesve aktivë të skemës dixhitale u rrit me 28 përqind nga viti në vit vetëm në Amerikë duke arritur 10.4 milion.
Ky program “vazhdon të jetë udhëheqësi ynë kryesor në biznes” ndërsa anëtarët e rinj kontribuojnë vetëm në rritjet afatshkurtëra në të ardhura dhe fitime” por edhe në besnikërinë afatgjatë për vitet në vazhdim,” tha Schultz.
Nuk janë vetëm rrugët dixhitale nga të cilat biznesi shpreson të korrë fitime. Ajo është lidhur edhe me kompani të tjera për të rritur numrin e konsumatorëve. Gjithashtu ka siguruar marëveshje me gazetën New York Times, Spotify dhe Lyft. Ideja është përdorimi i lidhjeve për të shfrytëzuar në maksimum skemën e besnikërisë duke i transformuar dyqanet e Starbucks në vendet e vetme ku njerëzit mund të aksesojnë shërbime ekskluzive, nëse është muzikë apo lexim artikujsh pa pagesë në smartphone.
“….dhe ju do të shikoni shumë gjëra të tilla në ditët në vijim,” premtoi Schultz.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.