Rriten shitjet, klientët vërshojnë për të parë "Perandoreshën e McDonald" - Business Magazine Albania

Rriten shitjet, klientët vërshojnë për të parë “Perandoreshën e McDonald”


Një femër, me pseudonimin “Perandoresha e McDonald”, më së shumti për pamjen e saj të mrekullueshme, ka qënë shkaku i rritjes së shitjeve në një degë të restorantit të fast food në Taivan.

Wei Han Xu është kthyer në një ikonë interneti pasi fotot e saj u shpërndanë nga blogeri Rain Dog.

Fotot tregojnë vajzën duke u shërbyer klientëve ndërsa po mbërthen kopsat e këmishës së saj.
Në vend të veshjes së një uniforme pune standarte, Xu shihet me një minifund dhe këpucë me taka ndërsa pastron banakun dhe shërben BigMacs.
Fansat e zjarrtë të saj  u fiksuan me vajzën dhe rendën ta gjenin se ku punonte “Perandoresha e McDonald.”Sapo e gjetën, ato vërshuan drejt dyqanit të saj. Xu, që i ngjan një kukulle, ndjehet shumë mirë me famën sepse ajo është shfaqur edhe në shumë show taivaneze.

goddess3

Ajo ka punuar më parë edhe si modele dhe është shumë e lumtur të pozojë për të realizuar foto të tjera.

E kush nuk do ta donte nje hamburger nga dora e saj!
Restoranti i McDonald në Taivan njihet për punësimin e femrave tërheqëse në dyqanet e saj dhe shpesh i inkurajon ato të vishen bukur, raporton Rocket Neës.
Stafi i dyqaneve të tilla njihen për uniformat e tyre të shërbyeseve apo të marinareve.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0