iPhone 6S, 6S Plus “mbërrijnë” në Indi

iPhone 6S dhe 6S Plus “mbërrijnë” në Indi


iPhone-t e ri të Apple tanimë po përgatiten për të fituar në “betejën” e ‘thithjes’ së konsumatorëve në rajonin më të madh të përhapjes së smartphonave në botë.

Nga e Premtja, iPhone 6S u bë i disponueshëm në tregun e Indisë me një çmim fillestar prej 62,000 rupi indianë (955$), ndërsa iPhone 6S Plus nis me një çmim prej 72,000 rupi (1,109 $).

CEO i gjigandit Apple, Tim Cook, ka falenderuar konsumatorët me anë të një postimi në Twitter për radhët e gjata të pritjes në mesnatë për iPhone 6S and iPhone 6S Plus në një Apple Store në Mumbai.

Por Apple përballet me sfida të mëdhaja në Indi. Paçka se shitjet e iPhone kapërcyen në 93 % në tremujorin e dytë të këtij viti në rajon, kompania  zotëron vetëm 2 % të tregut  të telefonave  ‘inteligjentë’ në Indi,  ka thënë Reuteurs në korrik të këtij viti.

iPhone i ri mund të jetë shumë i shtrenjtë për konsumatorët indianë  dhe pjesa më e madhe e rritjeve të shitjeve të iPhone-ave deri tani ka ardhur nga modelet e vjetra. Rivali i tij ‘Samsung’ dhe kompani të tjera lokale si ‘Micromax’ ofrojnë pajisje mobile me një çmim më të lirë, duke bërë për vete më tepër blerës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0