Ministria e Diasporës dhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në vazhdën e projektit të themelimit te rrjetit të bizneseve shqiptare, pati ndalesën e radhës në Mbretërinë e Suedisë ku edhe më 28 shtator 2015 themeloi rrjetin e afaristëve shqiptarë.
Kryetare u zgjodh Saranda Iseni ndërsa nënkryetarë Afrim Bunjaku dhe Milaim Makolli, sekretar Albert Jashari dhe arkëtar Haredin Osmanaj, ndërsa nënkryetarë Afrim Bunjaku dhe Milaim Makolli dhe anëtarë të Kryesisë Halim Hoti, Fadil Tairi, Fatlum Avdullahu dhe Shani Hoti.
Naim Dedushaj, drejtor i Departamentit të Investimeve në MeD, njëherësh nikoqir i këtij projekti, foli për rëndësinë që kanë këto rrjete në identifikimin e bizneseve të suksesshme kudo nëpër botë, njohjen e tyre dhe, rrjedhimisht, të bërit bashkë biznes. Ai, njëkohësisht, e potencoi faktin se ky mekanizëm do të shërbejë si urë mes bizneseve nga diaspora dhe vendit për t’i kanalizuar investimet nga diaspora.
Të pranishëm në këtë forum ishin edhe sekretari i përgjithshëm i MeD-së, Osman Shahini, z. Besian Mustafi, drejtor i përgjithshëm i KIESA-s, kryetari Rrjetit të bizneseve në Finlandë, Omer Nura si dhe përfaqësuesit e projektit DEED, UNDP dhe IOM partnerë të Ministrisë së Diasporës në këtë projekt të rëndësishëm.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.