Si të nisësh një biznes në Shqipëri - Business Magazine Albania

Si të nisësh një biznes në Shqipëri


Universiteti i Tiranës, në kuadër të Javës Globale të Sipërmarjes, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Rregjistrimit organizon më datë 19 nëntor trajnimin “Të bësh biznes në Shqipëri”. Univerisiteti i Tiranës është partner zyrtar prej katër vitesh i GEW (www.gew.co), javë gjatë së cilës zhvillohen mbi 25.000 aktivitete të ndryshme me fokus sipërmarrjen në 77 vende të botës, me mbi 3 milionë njerëz pjesëmarrës në total.

APLIKO TANI duke plotësuar këtë formë aplikimi: http://bit.ly/1NsFsWm

Në këtë trajnim ftohen të aplikojnë të gjithë ato të rinj, studentë, startupe të cilët duan të mësojnë më shumë rreth mënyrës së hapjes së një biznesi të ri në Shqipëri, format e tij të rregjistrimit, procedurës së rregjistrimit, detyrimeve të lindura, tarifave, si edhe shërbimet online të ofruara nga QKR.

Programi
11:30 – 11:45 Rregjistrimi i pjesëmarrësve
11:45 – 12:20 “Si të gjejmë një ide biznesi”
12:20 – 13:30 “QKR porta e regjistrimit të biznesit”
“Si të rregjistrojmë një biznes të vogel në Shqiperi”
– Formulari i aplikimit
– Lista e dokumentave të nevojshme
– Pagesa dhe tarifat e ndryshme që aplikohen
– Detyrimet që i lindin një biznesi pas rregjistrimit
– Rezervimi i emrit të biznesit
“Sherbimet online të QKR”
13:30 – 14:00 “Pyetje dhe Përgjigje”

Trajnimi do te zhvillohet në sallën e Senatit të Rektoratit të Universitetit të Tiranes, sheshi “Nene Tereza”
Ky trajnim ofrohet falas për të gjithë pjesëmarrësit.
Numri i studentëve pjesëmarrës është i kufizuar, pra ju lutemi të aplikoni sa më shpejt!

Per më shumë informacion apo pyetje: indridyrmishi@yahoo.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0