Buxheti i vitit 2016 për sektorin e bujqësisë, do të adresojë një fond prej 70% më shumë se një vit më parë për sistemin e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet. Qeveria ka rritur me 24% buxhetin në tërësi për bujqësinë, (nga 8.5 miliardë në 10.5 miliardë lekë në 2016-n) prej të cilave 4.3 miliadë lekë do të alokohen për ujitjen kullimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet.
Burime nga ministria e Bujqësisë bëjnë të ditur se, një pjesë e fondit do të administrohet nga pushteti lokal. Ndërsa 1.8 miliardë lekë, do të shkojnë për infrastrukturën e kullimit, përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve.
Sipas dikasterit të Bujqësisë, projektet kryesore në këtë sektor do të synojnë mbështetjen e aktivitetit bujqësor të fermerëve dhe rritjen e prodhimit bujqësor vendas.
Por vëmendja më e madhe dhe fondet më të larta do të shkojnë për investime në argjinatura e kanale kullimi me qëllim që të merren masa për situatën e përmbytjeve që përjetojnë çdo vit banorët.
Në tre vitet e fundit, bujqësia ka qenë një nga sektorët më kontributin më të madh në rritjen ekonomike të vendit, madje me ndikim të drejtpërdrejtë në shmangien e një reçesioni të mundshëm, sipas ekspertëve. Ndaj dhe vëmendja e qeverisë për këtë sektor është rritur ndjeshëm.
/Balkanweb/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.