Është arrestuar mëngjesin e sotëm, Martin Shkreli, ish themeluesi i një fondi – hedge fund, i cili fitoi famë të keqe për blerjen e së drejtës së prodhimit të medikamenteve për pacientët e prekur me AIDS dhe rriti çmimin në stratosferë.
Sipas Reuteurs, FBI-ja ka arrestuar Shkrelin të Enjten pas një investigimi të një kompanie farmaceutike nën pronësinë e tij, Retrophin Inc., dhe të një fondi të mëparshëm mbrojtjeje.
Shkreli u bë njeriu i “postimeve” për problemet në indstrinë farmaceutike pasi fitoi vëmendje me blerjen e të drejtave për kompaninë e tij ‘Turing Pharmaceuticals’ të medikamentit të përfolur Daraprim, një medikament i përdorur për pacientët e prekur nga AIDS. Kompania e tij e rriti çmimin nga 13.5 $ për pilulë në 750$. Që prej atij momenti, ai është bërë njeri publik. Ai rregullisht “ndeshet” në Twitter dhe kohët e fundit u bë kryefjala e titujve të mediave me blerjen e një albumi rap nga Wu-Tang Clan, i cili ekzistonte vetëm në një kopje.
Bloomberg raporton të Enjten se Shkreli ka qenë nën investigim për diçka tërësisht jashtë asaj që mendojmë ne. Në fakt, akuzat që rëndojnë ndaj Shkrelit mund të përfshijnë mashtrimin me tituj financiarë nga koha kur ka qenë CEO i kompanisë së tij farmaceutike, Retrophin.
Akuza e pretenduar ndaj Shkrelit është ajo e vjedhjeve të parave nga Retrophin për të paguar hedge fund-fondin që ai kishte filluar të themelonte, MSMB Capital Management. Fondi kishte humbur me miliona dollarë dhe Shkrelit i duhej një mënyrë për t’i zëvendësuar ato para.
Qytetarët për Përgjegjësinë dhe Etikën (CREW) në Washington, një grup vëzhgimi, e kanë gjurmuar Shkrelin për vite me rradhë.
“Në 2012, CREW ishte e para e cila tërhoqi vëmendjen drejt dëmeve dhe të këqijave financiare që po shkaktonte Martin Shkreli, duke kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë dhe SEC të investigonin Shkrelin për veprimet e tij në Capital Management,” ka thënë drejtori ekzekutiv i CREW Noah Bookbinder, në deklaratë. “Arrestimi në mëngjes i Shkrelit nga FBI tregon se ligji zbatohet për të gjithë. Ne lëvdojmë Departamentin e Drejtësisë për mesazhin e qartë që ka dërguar, se këto tipe veprimesh nuk do të tolerohen.”
Shkreli ka qenë aktiv në Twitter, zakonisht duke iu kundërpërgjigjiur kritikave të adresuara ndaj tij. Natën para arrestimit të tij, duket se ka pasur një farë paralajmërimi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.