McClaren zbuloi supermakinën më të fundit, 675LT “Long tail” Spider, në fillim të këtij muaji, më 3 Dhjetor.
Dhe të gjitha makinat e prodhuara janë shitur tashmë.
McLaren shiti 500 Spiders e planifikuar për të ndërtuar, ku çmimi më i ulët niste nga 372,000$, në vetëm dy javë. Dy javë mund të mos duken si shumë kohë, aq më tepër kur bëhet fjalë për pasjisje të teknologjisë. Por, për botën e supermakinave, shitja virtuale prej dy javësh do të thotë shitje me “shpejtësinë e dritës.”
Për të festuar suksesin, kompania dërgoi në rrugë për të provuar automjetin drejtuesin e makinave të garave, Bruno Senna.
Me 666 kuaj fuqi dhe motorr turbo tetëcilindror me kapacitet 3.8 litër dhe me një hapje metalike nga lart, ka shumë gjëra për ta dashuruar 675LT Spider.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.