"Bleta e artë 2015", eventi gala i sipërmarrësve më të mirë të vitit

“Bleta e artë 2015,” eventi gala i sipërmarrësve më të mirë të vitit


Kryeministri Edi Rama mori pjesë në mbrëmje e djeshme në eventin gala për vlerësimin e sipërmarrësve më të mirë të vitit “Bleta e Artë 2015”, të zhvilluar në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, dhe me mbështetjen e Biznes Albania dhe Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë. Në këtë event u ndanë plot 50 çmime për sipërmarrjet, dy ndër të cilat shkuan për mbështetësit e “Albanian ICT Awards”, konkretisht EasyPay dhe Raiffeisen Bank. Këto vlerësime publike u bënë për talentet, vullnetet dhe sukseset e biznesit. Mbështetësit e “Albanian ICT Awards” u renditën si dy ndër 50 kompanitë fituese të vlerësuara me çmim. EasyPay u nderua me “Çmimi i Teknologjisë së Informacionit”, ndërsa Raiffeisen Bank me “Çmimi për Përgjegjshmërinë Sociale”.

Kryeministri u shpreh se këto çmime jepen për sipërmarrës që janë “njerëz të zakonshëm, të cilët përgjithësisht janë nga familje pa emër, shpesh herë nga familje të varfra me diploma, por shpesh herë pa shkollë, të cilët vrapuan më shpejt në hapësirën që krijoi liria”.

“Ata gjetën të ardhmen në miliona rrugë, në miliona shtigje, fillimisht në hapësirën që krijoi shteti. Aventurierë që panë të ardhmen aty ku të tjerët shihnin vetëm pengesa dhe varfëri. Sipërmarrës që arritën të bënin të paimagjinueshmen. Monumente që u kthyen në kompani, që krijuan punësim të vazhdueshëm, ekonomi”- tha Rama.

Natyrisht, vijoi kryeministri, “historia e re dhe e shkurtër e sipërmarrjes sonë është plot dritë-hije”, duke shtuar se në 20 e ca vjet asnjëherë sipërmarrja nuk u vlerësua dhe se gjithnjë u pa si një punë e dorës së dytë”.

Kryeministri theksoi se nëse arrijmë që të forcojmë shëndetin e marrëdhënies, mes shtetit dhe sipërmarrjes atëherë frytet do të jenë edhe më të mëdha në të mirë të popullit që do të gjeneronte edhe me vende të reja pune.

Çmimet që u ndanë në “Bleta e Artë” 2015

Administratorja e vitit – Ogerta Manastriliu, drejtuese e QSUT-s
Administratori i vitit – Ardian Çela, kreu i OSHEE-së

Çmimi “Made in Albania” – Oliv Oil
Çmimi “Sipërmarrja inovative” – Çelësi Media Group
Çmimi “Gruaja sipërmarrëse” – Eleni Babameto
Çmimi “Vula e cilësisë” – Agro Al
Çmimi “Përgjegjësi sociale” – Bloja sh.a
Çmimi “Sipërmarrësit e rinj” – D@g
Çmimi “Sipërmarrje në kulture” – Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Çmimi “Sipërmarrësit në industri” – Dekoll
Çmimi “Biznesi i vogël” – Mcp
Çmimi “Shija e posaçme” – Rapsodia
Çmimi “Mikpritja e spikatur” – Hotel Tirana
Çmimi kategoria e punësimit – Ama dress

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0