Përshkrim
Ky edicion i 8-të i revistës tonë online u realizua me shpejtësi marramendëse veç për t’ia dalë të jemi pranë jush në atmosferën e festave.
Për t’ju falenderuar që na keni ndjekur dhe për ta bërë këtë sipas mënyrës tonë. Nëpërmjet një numri plot me këshilla se si sipërmarrësit, njerëzit e biznesit, menaxherët dhe liderët duhet të veprojnë ndërsa përshëndesin vitin që po mbyllet dhe përgatiten për vitin e ri që po vjen.
Ky vit, shënoi edhe për Business Magazine Albania, vitin e parë të publikimit online dhe jam shumë i nderuar të ndaj me ju gëzimin që ia dolëm të realizojmë 8 publikime profesionale, të jemi pjesë e një ekosistemi të sipërmarrjeve të reja që po zhvillohet dhe të kemi një Portal dedikuar biznesit të cilin e kanë vizituar më shume se 50 000 persona që nga krijimi në Korrik 2015.
Falenderojmë partnerët me të cilët udhëtuam së bashku në këtë vit të parë:
Startup Grind Tirana, Startup Weekend Tirana, Albanian ICT Awards, Garazh, Startups.al, ISN Albania, Revista Travel, Design Overview Tirana, AllWeb MK, Yunuss Social Business, Spark ME, SVOD Europe etj.
Falenderojmë stafin e revistës, ata me të cilët e nisëm dhe ata që na janë bashkuar gjatë këtij viti.
Ju falenderojmë juve, që po e lexoni tani dhe e keni shfletuar dhe ndarë revistën me miqtë. Pa ju, nuk do të arrinim deri këtu.
Pa ju nuk mund të vazhdojmë të ecim!
Ndaj,
Shijojeni këtë numër bashkë me festat dhe…Prisni supriza të reja në 2016!