Lidershipi i brezit të ri, mësimet e Satya Nadella për CEO-t e së ardhmes - Business Magazine Albania

Lidershipi i brezit të ri, mësimet e Satya Nadella për CEO-t e së ardhmes

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Kur Satya Nadella mori drejtimin e Microsoft në 2014, kompania ishte një gjigant global, por perceptohej si konservative dhe e ngurtë ndaj inovacionit. Nën udhëheqjen e tij, Microsoft transformoi kulturën, strategjinë dhe teknologjinë, duke kaluar nga softueri tradicional tek cloud-i dhe Inteligjenca Artificiale. Për brezin e ri të liderëve, Nadella është shembulli i një CEO-je që bashkon vizionin strategjik, vendimet e guximshme dhe empatinë. 

Kush është Satya Nadella?

Satya Nadella, i lindur më 19 gusht 1967 në Hyderabad, Indi, është CEO i Microsoft që nga 2014. Ai ka transformuar Microsoft duke e kthyer nga një kompani tradicionale në lider global të cloud-it, Inteligjencës Artificiale dhe teknologjive bashkëpunuese. Nadella është i njohur për fokusin te kultura e mësimit, empatia dhe vizioni strategjik që i ka dhënë kompanisë ritëm inovacioni dhe rritje të qëndrueshme.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0