Nëse mendon se sipërmarrja është vetëm një ide e bukur, një përshkrim në LinkedIn dhe orar pune kur të kesh qejf ti, është koha të ndryshosh perceptimin. Në këtë rubrikë, Business Magazine flet me ata që shohin zgjidhje ku të tjerët shohin pengesa, që mendojnë disa hapa para, dhe që e ndiejnë çdo ditë sfidën si një mundësi për të ndërtuar diçka të qëndrueshme.
Në këtë numër, vjen Erand Sula nga Ultra Post dhe Erind Sula nga Amazing Albania (po, na u duk intersante shumë ngjashmëria në emra edhe ne) dy themelues që, secili në fushën e vet, kanë transformuar idetë në veprime konkrete, duke gjetur mundësi aty ku shumica shohin vetëm rutinë. Ata na tregojnë momentet kur kuptuan se “këtu ka një mundësi që nuk duhet humbur”, si dështimet i kthyen në mësime që ndryshojnë rrugën e sipërmarrjes dhe si mendësia e tyre i ndihmon të ndërtojnë biznese që funksionojnë edhe kur ata nuk janë aty.
Lexoni përgjigjet e tyre dhe zbuloni mendimin, zakonet dhe vizionin që e bëjnë sipërmarrjen një aventurë të vërtetë përtej historive motivuese.
ERAND SULA NGA ULTRA POST
Në ç’pikë e kuptuat që “këtu ka një mundësi sipërmarrjeje që nuk duhet humbur”?
Nuk ishte një moment i vetëm, por një ndjesi që u përsërit vazhdimisht. Sa më shumë përfshihesha në terren, aq më shumë shihja se gjërat po funksiononin “sa për të kaluar ditën”. Klientët ishin të pakënaqur, ekipet të lodhura dhe vendimet merreshin për të zgjidhur urgjencën, jo për të ndërtuar të ardhmen. Aty fillova të pyes veten jo “çfarë biznesi të hap”, por “çfarë problemi real po injorojmë çdo ditë”. Kur një problem të bezdis personalisht dhe vazhdon të përsëritet, zakonisht aty ka një mundësi që ia vlen.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto