Inteligjencë Artificiale në prokurime dhe standardizim procedurash, OBP me autoritetin portugez - Business Magazine Albania

Inteligjencë Artificiale në prokurime dhe standardizim procedurash, OBP me autoritetin portugez

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) zhvilloi një vizitë studimore në Portugali, ku zhvilloi një takim pune me drejtues të SPMS, Serviços Partilhados do Ministério da Saúde, institucioni qendror për prokurimet dhe teknologjinë e informacionit në sistemin shëndetësor portugez.
Administratorja e OBP, znj. Arlinda Pogaj dhe zyrtarë të tjerë të institucionit u takuan me drejtuesin e SPMS, z. Nuno Costa dhe ekipin e tij. Takimi u fokusua në prezantimin e modelit portugez të prokurimit të centralizuar në shëndetësi, i cili konsiderohet ndër më të avancuarit në Europë. SPMS, e krijuar në vitin 2010 dhe që operon nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Financave, ka ndërtuar një sistem të integruar ku teknologjia, të dhënat dhe standardizimi janë në thelb të funksionimit.

Lexo edhe: Shqipëria, sërish e humbur në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025-n

Gjatë vizitës, ekipi i OBP u njoh nga afër me disa prej praktikave kyçe të këtij modeli, përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale në mbështetje të proceseve vendimmarrëse, ndërtimin e databazave kombëtare për barna dhe pajisje mjekësore të integruara me sistemin e prokurimit, si dhe përdorimin e katalogëve elektronikë të standardizuar që mundësojnë procedura më të shpejta dhe transparente. Një tjetër element i rëndësishëm ishte monitorimi në kohë reale i proceseve dhe kontratave, si dhe analiza e avancuar e të dhënave, të cilat kontribuojnë në rritjen e eficiencës, kontrollit dhe cilësisë në përdorimin e fondeve publike.

Ky model konfirmon se prokurimi shkon përtej procedurave tradicionale, duke u kthyer në një sistem të integruar që garanton transparencë, eficiencë dhe optimizim të burimeve në sektorë strategjikë si shëndetësia. Vizita në Portugali përforcon angazhimin e OBP për të vijuar procesin e transformimit drejt një sistemi prokurimi të standardizuar, të digjitalizuar dhe të orientuar nga të dhënat, në përputhje me praktikat më të mira europiane.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0