Industria e bukurisë në rritje, pagat referencë variojnë nga 80–215 mijë lekë - Business Magazine Albania

Industria e bukurisë në rritje, pagat referencë variojnë nga 80–215 mijë lekë

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Industria e bukurisë në Shqipëri po regjistron një rritje të qëndrueshme, duke reflektuar jo vetëm interesin e shtuar të qytetarëve për shërbime estetike dhe kozmetike, por edhe potencialin ekonomik të këtij sektori. Sipas Administratës Tatimore, tatimpaguesit që operojnë në sektorin e kujdesit personal dhe estetik tashmë duhet të deklarojnë pagat reale të punonjësve, duke u bazuar në listën e pagave indikative për profesionet përkatëse. Kjo masë synon rritjen e transparencës, parandalimin e mosdeklarimit të pagave dhe sigurimin e kontributeve shoqërore, duke kontribuar në pensione dinjitoze për profesionistët e sektorit. Në këtë kuadër Administrata Tatimore njofton se ka publikuar listën e pagave indikative për profesionet që operojnë në këta sektorë.

Tregu i shërbimeve estetike: Sallone, SPA dhe produktet kozmetike
Shqipëria ka parë  në 10-vjeçarin e fundit, një zgjerim të shpejtë të salloneve të bukurisë për femra dhe meshkuj, SPA-ve dhe bizneseve që ofrojnë shërbime kozmetike. Qytetet e mëdha si: Tirana, Durrësi dhe Shkodra po kthehen në qendra të rëndësishme të industrisë, ku konsumatorët kërkojnë jo vetëm shërbime standard, por edhe eksperienca unike dhe produkte premium. Sipas listës së pagave indikative të Administratës Tatimore, paga më e ulët referencë për profesionistët e sektorit estetik fillon nga 80 mijë lekë për pozicione si laborantët kozmetikë, ndërsa për profesionistët e specializuar, si mjekët estetikë, paga referencë varion nga 200 deri në 215 mijë lekë.

Lexo edhe: Çfarë do të thotë nisma “Dyfisho ndërmarrjen tënde” për bizneset e vogla dhe të mesme

Platformat digjitale dhe në veçanti rrjetet sociale kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si industrinë e bukurisë e promovojnë bizneset. Instagram, TikTok dhe Facebook shërbejnë si mjete kyçe për të prezantuar trendet e reja, për të rritur njohjen e markës dhe për të tërhequr klientë të rinj.

Megjithatë, industria përballet me sfida të rëndësishme. Konkurrenca mes salloneve të vogla dhe zinxhirëve të mëdhenj është e ashpër, ndërsa standardet e cilësisë dhe certifikimet profesionale nuk janë gjithmonë të unifikuara. Edukimi dhe trajnimi i stafit mbetet një nga pikat kyçe për rritjen e konkurrencës dhe për të ofruar shërbime cilësore. Administrata Tatimore, duke publikuar listën e pagave indikative, synon gjithashtu të ulë praktikën e deklarimit të ulët të pagave, një problem që mund të ndikojë negativisht në motivimin e profesionistëve dhe kualifikimin e stafit.

Industria e bukurisë në Shqipëri ofron potencial të madh për investime dhe inovacion. Trendët e qëndrueshmërisë dhe përdorimi i produkteve lokale po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme. Teknologjitë e reja, si trajtimet estetike me lazer dhe aplikimet digjitale për menaxhimin e klientëve, janë një tjetër fushë ku bizneset mund të rrisin efikasitetin dhe të diferencohen. Ekspertët e industrisë sugjerojnë se një kombinim mes standardizimit të pagave, trajnimit profesional dhe inovacionit mund të forcojë pozicionin e Shqipërisë si një treg konkurrues në rajon./Businessmag

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0