Ka hyrë zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve pas shtrenjtimit të çmimeve, pas luftës në Lindjen e Mesme.
Vendimi është marrë më firmë të kryeministrit Edi Rama dhe kompanitë kanë afat deri më datë 24 mars që të dorëzojnë pranë Ministrit përgjegjës për Ekonominë përfaqësuesit e tyre në përbërje të këtij bordi. Vendimi i qeverisë i datës 19 mars është publikuar në fletoren zyrtare dhe në të thuhet se situata e veçantë dhe prezenca e bordit do të jenë në fuqi pa afat.
Bordi pritet të mblidhet brenda kësaj jave për të caktuar çmimet tavan.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto