Një tjetër hap i madh në botën e inteligjencës artificiale! OpenAI ka prezantuar dy modele të reja që premtojnë të ndryshojnë mënyrën se si punojmë çdo ditë, GPT-5.4 mini dhe GPT-5.4 nano.
Këto modele nuk janë thjesht përmirësime, ato janë ndërtuar me një fokus të qartë, shpejtësi ekstreme dhe efikasitet maksimal.
Lexo gjithashtu: Ky ndryshim në mënyrën se si i përdorim mediat sociale mund të na e bëjë ditën më të mirë
GPT-5.4 mini vjen si “motori i shpejtë” për profesionistët. Nga kodimi te analiza logjike, ky model arrin të japë rezultate të sakta në kohë rekord, pa kompromis në cilësi. Një armë e fortë për developer-at dhe analistët që kërkojnë performancë të lartë në çdo klik.
Ndërsa GPT-5.4 nano është versioni “i vogël por i fuqishëm”. I optimizuar për detyra më të thjeshta si klasifikimi i të dhënave apo nxjerrja e informacionit, ai ofron përgjigje të shpejta dhe të sakta, duke konsumuar më pak burime.
Risia më interesante? Të dy modelet do të integrohen në ChatGPT dhe API, duke sjellë edhe një version më të avancuar të “Thinking Mode”, i cili rrit ndjeshëm shpejtësinë e përgjigjeve edhe për përdoruesit falas.
Ekspertët e teknologjisë janë të një mendimi:
Kjo është një pikë kthese. Inteligjenca artificiale po bëhet më e shpejtë, më fleksibël dhe më e aksesueshme se kurrë më parë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto