Bytes & Books diskutim për librin “Strategjia Fituese” të Renato Civili - Business Magazine Albania

Bytes & Books diskutim për librin “Strategjia Fituese” të Renato Civili

26-03-2026 18:00:00 Join

Takimi i radhës i klubit të librit Bytes & Books do të zhvillohet më 26 mars, në orën 18:00, dhe këtë herë do të fokusohet te libri i ri i ekspertit të marketingut digjital Renato Civili, i titulluar “Strategjia Fituese”.

Libri trajton mënyrën se si marketingu mund të bëhet një mjet i qartë dhe praktik për rritjen e biznesit dhe të brendit personal. Në vend që marketingu të shihet si një proces i ndërlikuar, autori sjell një qasje të thjeshtë dhe të strukturuar, duke ofruar hapa konkretë për të ndërtuar strategji efektive komunikimi dhe për të arritur rezultate reale në treg.

Në këtë libër, lexuesit do të mësojnë si të mendojnë si marketerët më të suksesshëm dhe të zhvillojnë aftësitë kryesore të marketingut dhe botës digjitale. Ai trajton tema të rëndësishme si identifikimi i klientëve idealë, ndërtimi i strategjive të komunikimit digjital, përdorimi i mediave sociale dhe inteligjencës artificiale për të fituar vëmendjen e audiencës, si dhe krijimi i fushatave që rrisin shitjet në botën online.

Gjithashtu libri ndalet te sekretet e copywritting, rëndësia e një website efektiv, marketingu me email dhe mënyrat se si klientët mund të kthehen në promotorë të brendit. Një tjetër dimension i rëndësishëm që trajton është ndërtimi i brendit personal dhe zhvillimi i lidershipit në industri. Sipas autorit, të gjitha këto aftësi mund të ndërtohen përmes një serie hapash praktikë që ndihmojnë profesionistët të dalin më të përgatitur në treg.

Libri është shkruar për një audiencë të gjerë që përfshin sipërmarrës, menaxherë, profesionistë të marketingut, freelancerë dhe këdo që dëshiron të rrisë biznesin apo brendin e tij në epokën digjitale.

Takimi i Bytes & Books do të jetë një mundësi për të diskutuar mbi idetë kryesore të librit, për të reflektuar mbi sfidat e marketingut në praktikë dhe për të ndarë perspektiva mbi mënyrën se si bizneset dhe profesionistët mund të ndërtojnë strategji më të forta për rritje.

Eventi do të zhvillohet më 26 mars, në orën 18:00, dhe pritet të mbledhë profesionistë të marketingut, sipërmarrës dhe lexues të interesuar për zhvillimin e aftësive në komunikimin dhe strategjinë digjitale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0